Në fshatin Sferkë të Klinës në një shtëpi janë vjedhur para e sotli ari, nga persona që kishin hyrë me forcë.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet nga policia.
“Është raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur para të gatshme, si dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24- orësh./teve1.info/








