Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme e të hollave si dhe stoli ari në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur të hënën në Junik.
“Junik 14.08.2023-23:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij, ku janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e të hollave si dhe stoli ari. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.