Kjo pasi pika në Merdarë është hapur për qarkullim sipas Policisë së Kosovës në ora 09:50, pas largimit të barrikadës në Krshumli.
Në fotografitë e bërë nga gazetari i Tëvë1, Arton Rama, i cili gjendet në kufirin me Serbinë në Merdarë, shihet se vetura me tabela nga Gjermania kanë hyrë në Kosovë.
E përveç veturave në Kosovë ka hyrë një numër i madh i kamionëve me mallra.
Përveç barrikadës afër pikës në Merdarë në territorin e Serbisë, deri tash nuk është larguar asnjë barrikadë në veri të vendit.
Në orët e mëngjesit janë djegur kamionët të cilët ishin vendosur si barrikadë tek ura në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dudës”.