TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vetura në ujë dhe dëme deri në 500 mijë euro, uji bllokon sërish aksin rrugor Ferizaj–Gjilan

Të martën rruga e fshatit Sojev që lidh Ferizaj me Gjilanin është bllokuar për qarkullim si pasojë e reshjeve të shiut. Më këtë problematik banorët thonë se po përballen kaherë. E nga Komuna thonë se në pranverë do të bëhet zgjidhje.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
0 0
A A

Të martën u nis për në Ferizaj.

Por, rruga e këtij qytetari, mbaroi në këtë mënyrë në fshatin Sojevë.

Për këtë, iu desh të kërkonte edhe ndihmë.

Në këtë gjendje u pa të martën aksi rrugor Ferizaj – Gjilan.

Reshjet atmosferike e pamundësuan sërish kalimin e automjeteve në këtë rrugë.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që banorët e këtij fshati, po përballen me situatën e njëjtë.

E të pamundur të hyjë në biznesin e tij e ka edhe Selman Halimi.

“Është e katërta herë, që po na dëmton uji, deri në një metër e gjysmë në lokal më ka hy uji . Vëllait, kushërinjve e fqinjëve na ka bërë dëme shumë të mëdha edhe prapë asnjë zgjidhje nuk po bëhet. Reka ka qenë ajo është mbyllur krejt, nuk ka zgjidhje as prej Komunës as prej Ministrisë as nga askush hiç”, ka thënë Halimi.

Halimi thotë se për dëmët e kaluara, nuk u kompensuan.

Madje, paralajmëron protestë në qoftë se nuk bëhet një zgjidhje.

“Vëllai që është në Zvicër i ka bërë dëme deri diku 100 mijë euro, e mua deri në 500 mijë euro kushërinjve kështu. Dëme të mëdha shumë nuk është hera e parë këtu asnjë zgjidhje nuk është bërë hiç. Asnjëherë hiç ndihmë nuk na kanë dhanë as kurgjo hiç. Veç me u qu në protestë krejt katuni e me i blloku rrugët e mos me lanë askënd me hi këtu Ferizaj – Gjilan”, ka thënë Halimi.

Por nga Komuna e Ferizajt, një pjesë të fajit për gjendjen e krijuar në Sojevë, po ua lenë vet banorëve.

“Aty është një problem i më hershëm që është shkaktuar edhe nga faktori njeri të cilët kanë bërë edhe ndërtimi aty në atë pjesë ku ka qenë e pabanueshme e nuk ka pasur biznese më herët. E janë bërë gradualisht ato ndërtime të objekteve kanë vendos gypa që nuk janë të madhësisë adekuate për kalimin e ujit në atë pjesë dhe për atë arsye shkaktohet edhe ai problem”, ka thënë Kurti .

Pavarësisht kësaj, udhëheqës i sektorit për siguri dhe  emergjenca në këtë komunë, Skender Kurti, pohon se në pranverë do të behët një zgjidhje.

“Është bashkëpunimi dhe komunikimi me ministrinë dhe është ardhur në përfundimf që të bëhet një zgjidhje. Por për shkak të kushteve atmosferike që janë nuk pritet një kohë që munden me u zhvillu punimet  në atë pjesë. Po me fillimin e pranverës shpresoj që kjo punë do të zgjidhjet një herë e mirë”, u shpreh tutje Kurti.

Tëvë1 për këtë çështje, ka pyetur të martën edhe në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Por të njëjtit, nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Tahiri paralajmëron kolaps ekonomik, kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Tahiri paralajmëron kolaps ekonomik, kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën