Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 20:45, teksa tha se këmbësorja (fëmijë) ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 20:45, është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje (fëmijë). Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.
Sipas tij, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /teve1.info/