Një qytetare në Prizren derisa ishte duke ecur është goditur nga vetura dhe ka pësuar lëndime trupore, raporton teve1.info
Sipas Policisë së Kosovës, qytetarja është goditur nga një veturë e drejtuar nga një mashkull.
E lënduara është dërguar për tretman mjekësor.
“Prizren 07.03.2023 – 22:45. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësores femër kosovare. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë.