Për një periudhë gjashtë mujore, me mundësi zgjatje, procesi i vettingut, është në duart e komisionit ad hoc.
I formuar nga Kuvendi, e me kryesim të opozitës, ky komision ende nuk ka filluar punimet e tij.
Megjithatë, nga anëtarët e partisë në pushtet, vlerësohet se brenda afatit do të mund të adresohen të gjitha çështjet.
Sipas Anton Nrecaj, si e rëndësishme konsiderohet edhe përbërja e komisionit.
Për dosjen e vettingut, që muaj më parë pranoi kryekuvendari, Konjufca, ai iu drejtua sërish Komisionit të Venecias, për të vërtetuar përfshirjen e rekomandimeve të tyre nga Ministria e Drejtësisë.
Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani.