TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Vetëvrasjet në Kosovë, psikiatri Abazi: Institucionet dhe shoqëria më shumë kujdes ndaj shëndetit mendor

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Vetëvrasjet në Kosovë, psikiatri Abazi: Institucionet dhe shoqëria më shumë kujdes ndaj shëndetit mendor

Ekspertët e fushës apelojnë institucionet por edhe shoqërinë në përgjithësi që të tregojë kujdesin e duhur për shëndetin mendor.

Psikiatri Besnik Abazi deklaroi për KosovaPress se personave me çrregullime depresive duhet t’ju krijohet mundësia që ta trajtojnë sëmundjen prej të cilës vuajnë dhe të mos vijnë deri të akti i vetëvrasjes.

“Vetëvrasjet janë dukuri që paraqiten më së shumti të vendet e industrializuara të zhvilluara, mirëpo edhe në vendet të varfra. Vetëvrasja është momenti kur personi nuk gjen tjetër rrugëdalje, përveç ta vrasë vetën që t’i përfundojë vuajtjet, problemet që i ka. Në shoqërinë tonë vetëvrasja është shumë e stigmatizuar pasi që njerëzit mendojnë që ‘s’ka pas nevojë’, ‘s’ka qenë e arsyeshme’, ‘për asgjë nuk vritet vetja’, mirëpo nuk e trajtojnë në thelb problemin sepse çrregullimet depresive çojnë deri të vetëvrasja. Për atë arsye depresioni duhet të trajtohet aq mirë sa që njerëzve t’ju mundësohet të jetojnë me depresion, ta trajtojnë depresionin dhe në fund të mos vinë të akti i vetëvrasjes ”, theksoi Abazi.

Abazi vuri theksin tek kujdesi që duhet të kenë institucionet për shëndetin mendor dhe ta llogarisin si pjesë të gjithëmbarshme të shëndetit, ndërsa për shoqërinë thotë se ndikon negativisht kur personat me depresion i largon në vend se të bëjë të kundërtën dhe t’i afrojë të njëjtit për t’i ndihmuar ta kalojnë periudhën e vështirë në të cilën gjenden.

“Si shoqëri apo si institucione është e nevojshme që të ketë më shumë kujdes për shëndetin mendor. Institucionet duhet ta kenë parasysh që shëndeti mendor është pjesë e shëndetit gjithëmbarshëm të një shoqërie, kulture, një populli. Ndërsa shëndeti mendor të shoqëritë shqiptare, ballkanike është pak i stigmatizuar, d.m.th. ai që ka ngarkesa probleme psikike menjëherë largohet nga shoqëria, nga rrethi familjar, kështu që për ata të prekurit me këto çrregullime është diçka shumë më e rendë. Në atë mënyrë ne ndikojmë negativisht te ata persona. Si shoqëri dhe si familje duhet që personat me ngarkesa psikike t’i marrim afër vetës, t’i trajtojmë seriozisht”, tha ai.

Ditë më parë, Prishtina u trondit nga një vetëvrasje e paralajmëruar. Burri kishte njoftuar gruan përmes telefonit për aktin fatal që do të ndërmerrte. Edhe pse gruaja reagoi duke telefonuar policinë, kur mbërrin në vendngjarje, ishte tepër vonë.

Psikiatri Abazi thotë se njerëzit në Kosovë nuk kanë njohuri shumë për depresionin ndërsa vet të tjerët sillen vrazhdë ndaj atyre me ngarkesa psikike.

“Vetëvrasja është shumë ngarkesë e madhe për familje, për shoqërinë dhe për të gjithë ne. Nuk është vetëvrasja akt kriminal, nuk është diçka të trajtohet si ‘paska qenë i çmendur’. Personi që para pak ditësh bëri vetëvrasje (kanë thënë) i ka shkruar një mesazh gruas përpara, d.m.th. ka ditë të shkruajë mesazh, ai njeri ka qenë krejtësisht normal, me inteligjence normale, mirëpo sëmundja e depresionit në shoqërinë tonë kosovare që pak është e njohur, e detyron njeriun që nuk gjen tjetër rrugë të shërimit ose trajtimit të depresionit dhe bënë vetëvrasje… Populli nuk ka asnjë keqardhje për personin që vuan nga këto sëmundje, e trajton në mënyrë shumë të vrazhdë”, tha ai.

Abazi ka apeluar të gjithë duke iu rikujtuar që nuk është turp të shkohet të psikiatri apo psikologu për të kërkuar ndihmë.

“Këshilla ime për popullatën, për shoqërinë, është që sëmundjet psikiatrike, çrregullimet psikiatrike, ngarkesat, të trajtohen njëjte sikur çdo sëmundje tjetër… Nuk është turp të shkohet të psikiatri, psikologu, të kërkohet ndihmë. Është nder që ekzistojnë këto profesione që këtyre njerëzve t’ju ndihmohet”, tha ai.

Policia e Kosovës thotë se për tre vitet paraprake 2019-2021 kanë qenë 115 vetëvrasje, ndërsa në tre muajt e parë të vitit 2022 janë 9 vetëvrasje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Naim Murselit i bëhet ekzaminimi në QKUK

“Larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka e tillë”, Naim Murseli flet për raportin që kishte me tani të ndjerën Liridona Ademaj

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

OEAK i bën thirrje Komisionit Evropian për zgjidhje urgjente ndaj bllokadave të transportit

Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Refuzohen propozimet e mbrojtjes, Naim Murseli nis dhënien e mbrojtjes

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Naim Murselit i bëhet ekzaminimi në QKUK

“Larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka e tillë”, Naim Murseli flet për raportin që kishte me tani të ndjerën Liridona Ademaj

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

OEAK i bën thirrje Komisionit Evropian për zgjidhje urgjente ndaj bllokadave të transportit

Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Refuzohen propozimet e mbrojtjes, Naim Murseli nis dhënien e mbrojtjes

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi”, thotë se ka nisur largimi i mbeturinave në kryeqytet

Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e kishte babanë ende gjallë?

Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e kishte babanë ende gjallë?

Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën