Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë ka njoftuar se ka përjashtuar nga partia dy asambleistët në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi.
Në njoftimin e VV-së, thuhet se dy asamblistët votuan në seancë kundër interesit publik dhe për interesa personale.
“Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e Lëvizjes VETEVENDOSJE!, me vendim të komisionit disiplinor të Lëvizjes. Vendimi i parë është marrë me datën 10.03.2025. Votimi dhe prezenca në seanca në të cilat dëmtohet interesi publik dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve për interesa të ngushta, janë arsyet e këtij përjashtimi. Rruga jonë është gjatë dhe vështirë, ata që për interese personale tjetërsojnë këtë rrugëtim nuk kanë vend në Lëvizje”, thuhet në njoftim.