Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani nga e cila ka kërkuar emërimin e anëtarit të tretë të KQZ-së nga radhët e kësaj partie.
Në kërkesën e LVV-së të cilën e ka publikuar sekretari i partisë, Almi Ramaj thuet se kjo vije pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Rama ka thënë se kërkojnë që të respektohet parimi mbi të cilin përfaqësimi i subjekteve politike në KQZ, lidhet me atë në parlament.
“Kjo kërkesë vjen duke marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e kërkesës së Presidentes për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” (Nr. të lëndës: KO81/26). Vullneti politik i qytetarëve i shprehur me votë popullore në zgjedhjet e 28 dhjetorit është i qartë. E meqë parimi themelor është se përfaqësimi i subjekteve politike në KQZ lidhet me përfaqësimin parlamentar të dalë nga zgjedhjet, kërkojmë që të respektohet ky parim, rrjedhimisht vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Rama.
Kërkesë për emërimin edhe të një anëtari në KQZ për presidenten Osmani ka bërë edhe PDK-ja.
Osmani ka emëruar deri më tash nëntë anëtarë të KQZ-së, ka mbetur pa emëruar edhe një anëtar.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën ka dal me aktvendim lidhur me kërkesën e Osmanit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Kushtetuesja e shpalli të papranueshme kërkesën e Osmanit.
Osmani kishte kërkuar vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./teve1.info/




