Më këndimin e himnit kombëtar filloi shënimi i përvjetorit të 25 të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë kishin përgatitur këngë patriotike për ndër të kësaj dite.
E për të mësuar më shumë për Epopenë e UÇK-së e sakrificën e familjes Jashari, këtyre iu foli ish ushtari i UÇK-së, Afrim Veseli.
E fjalët e tij, këta nxënës me mjaft interesim i dëgjuan edhe nga klasat e tyre përmes projektorëve.
Për historikun e datës 5, 6 dhe 7 mars, ata veçse janë të informuar.
Pas përfundimit të fjalës, ish koloneli i FSK, Afrim Veseli foli për fjalimin që mbajti për nxënësve të shkollës fillore.
I gjithë organizimi u bë nën direktivat e drejtorit Visar Osmani, sipas të cilit vetëdijesimi i të rinjve për rëndësinë e këtyre ditëve është obligim të cilin e kanë si institucion arsimor.
Në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë mësimore iu kushtua Epopesë së UÇK-së.
Kronika e gazetares Doresa Geci.









