Klinaku tha se takimeve me Kurtin nuk i kanë ikur asnjëherë, shkruan teve1.info
“Takimi nesër në ora 09:00. Kjo ishte një kërkesë e jona, sepse ne takimeve nuk i kemi ikur asnjëherë. Por kërkesa jonë qysh në mëngjes kur e kemi fillu protestën ka qenë që të ndërpritet seanca dhe kemi thënë të mos mbahen kurrfarë seancash deri sa këta e kanë shkel ligjin“, tha Klinaku.
Ai shtoi se do të vazhdojnë të protestojnë derisa ligji të kthehet në vend.
“Deri sa të mund të bisedojmë, ta kthejmë ligjin në vend ku ka qenë ne do të qëndrojmë këtu, këta duhet ta ndërprejnë seancën e sotme“, shtoi Klinaku.
Në seancë e sotme në Kuvend, kryeministri Kurti u ka bërë thirrje veteranëve për takim.
Që nga mëngjesi, veteranët e OVL-UÇK-së kanë protestuar para oborrit të Kuvendit, si pasojë e mospërfshirjes së tyre në Projektligjit për pagën minimale.
Deri tani, protesta është duke vazhduar pa incidente. /Teve1.info/