Një shtetas i Shqipërisë është vetëplagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Për këtë rast siç ka njoftuar Policia e Kosovës janë intervistuar dy të dyshuar.
“Raportohet se është vet-plagosur me armë zjarri i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një arme zjarri pistoletë me një karikator pa fishek. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.







