TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Në Kosovë, shumë familje dëshirojnë të adoptojnë fëmijë, por numri i fëmijëve të disponueshëm mbetet i vogël. E sipas Ministrisë së Drejtësisë, aktualisht në vend janë 10 fëmijë potencial për adoptim dhe 125 familje që presin për të adoptuar.

by TËVË 1
1 orë ago
0 0
A A

Në çdo buzëqeshje fëmije që pret një familje, fshihet një shpresë e madhe për një fillim të ri.

Por në Kosovë, kjo shpresë shpesh përballet me pritje të gjatë dhe numra të kufizuar.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, aktualisht, vetëm 10 fëmijë janë potencial për adoptim, ndërsa rreth 125 familje presin të realizojnë të drejtën e tyre për të dhënë një mundësi të re jetese.

Në të dhënat dërguar televizionit, 4 fëmijë janë me aftësi të kufizuara dhe 1 është me diagnozë shëndetësore.

Nga ky dikaster bënë të ditur se para vendimit të Gjykatës për adoptim, Qendrat për Punë Sociale vlerësojnë fëmijët dhe familjet.

“Shërbimet sociale dhe familjare në procesin e adoptimit ofrohen nga Organi i Kujdestarisë në Qendrën për Punë Sociale komunale, përgjegjëse për vlerësimin profesional të nevojave të fëmijës së mundshëm për adoptim dhe vlerësimin profesional të prindërve të mundshëm adoptues dhe përshtatshmërisë së tyre për adoptim të fëmijës para marrjes së vendimit nga Gjykata, si dhe përgatitë dhe ofron mendim profesional gjatë marrjes së vendimit nga Gjykata”.

Por Vebi Mujku, ekspert i punëve sociale, thekson se mungesa e fëmijëve dhe kërkesa e madhe e familjeve krijon pritje që shpesh zgjasin edhe 7-8 vite.

“Si Kosovë kemi një numër të vogël që braktisen, viteve të fundit nuk ka pasë asnjëherë më shumë se 4 apo 5 fëmijë të braktisur. Mirëpo në anën tjetër e kemi një problem tjetër të madh pasi që kemi një numër të madh të familjeve që kërkojnë të adoptojnë një fëmijë dhe kërkesa për të adoptuar një fëmijë është një kërkesë legjitime mirëpo në pamundësi familjet duhet të presin me vite të tëra përderisa para disa viteve një familje është detyru të pres 2-3 vjet tani ndodh që të pres 7-8 vite për shkak që është një diskrepancë mes  numrit të fëmijëve që braktisen dhe kërkesave”.

E në anën tjetër në SOS Fshatrat e Fëmijëve aktualisht kujdesen për dhjetëra fëmijë në programe alternative dhe gjysmë-pavarësimi.

“Aktualisht në kujdesin alternativ dmth në SOS fshatrat pothuajse i kemi 29 fëmijë si dhe në programin e gjysmë pavarësimit i kemi 11 të rinjë të cilët janë duke marrë shërbime prej organizatës tonë si dhe poashtu prej janarit dhe deri në këtë moment që po flasim kemi ofru shërbime për 17 fëmijë që janë të vendosur në strehim familjar aktualisht i kemi 11 fëmijë sepse 5 prej tyre kanë shku në ribashkim familjar dhe 1 prej tyre ka shku në adoptim dmth proces që e ka udhëheq qendra për punë sociale”, tha udhëheqësi i Kujdesit Alternativ, Besnik Peci.

Fëmijët që janë pjesë e SOS familjeve dhe strehimit familjar variojnë nga mosha 4 muaj deri në 19 vjeç, duke marrë shërbime për zhvillim dhe pavarësi.

“Ne kemi fëmijë prej moshës 6 vjeçare deri në moshën 19 vjeçare aktualisht që janë pjesë e SOS familjeve, ndërsa në strehim familjar kemi prej 4 muaj e tutje”.

Sipas statistikave nga Ministria e Drejtësisë, deri në këtë periudhë të vitit, vetëm 7 fëmijë janë adoptuar, të gjithë në adoptim vendor, ndërsa asnjë rast ndërkombëtar nuk është regjistruar.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serwer: Nevojitet riformatimi i dialogut, Lajçak ka dështuar

Serwer për Specialen: Gjykatë që ka humbur rrugën

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën