TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vetëm 31% e minoriteteve arrijnë shkollimin e mesëm

Komisioni Evropian përmes Raportit të Progresit ka paraqitur disa probleme në fushën e arsimit. Mosndjekja e mësimit nga minoritetet, e mbyllja e qendrave mësimore është evidentuar në këtë raport. Madje aty thuhet se vetëm 31% e nxënësve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas arrijnë në shkollën e mesme të lartë.

by Doresa Geci
3 javë ago
1 0
A A

Rrugëtimin drejt dijes, shumë fëmijë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptias në Kosovë janë duke e braktisur.

Nxënësit e minoriteteve nuk e vazhdojnë sidomos shkollimin e mesëm.

Një gjë të tillë e ka konstatuar Komisioni Evropian përmes Raportit të Progresit.

“Frekuentimi i arsimit të mesëm nga fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë mbetet shumë më i ulët – vetëm 31% e tyre arrijnë arsimin e mesëm të lartë, krahasuar me 87% në nivel kombëtar”.

Se fëmijët e minoriteteve po i braktisin bankat shkollore, e thotë edhe drejtori i shkollës “Selman Riza” në Fushë Kosovë, Esad Simnica.

Mirëpo sipas tij, viteve të fundit numri i nxënësve që kanë lënë shkollën është më i ulët.

“Numri i braktisjes ka rënë dukshëm, jo në atë masën që dëshirojmë ne, mirëpo krahasuar me vitet e kaluara, numri i nxënësve braktisës po bie. Është e vërtetë që në bazë të informacioneve që kemi, shkëputja e klasës së nëntë dhe regjistrimi i klasës së dhjetë, edhe aty ka një çalim të madh që disa nxënës nuk e vazhdojnë mësimin, qoftë për aspektin ekonomik apo edhe martesave të hershme”, tregon Simnica.

Por cilët janë faktorët që ndikojnë që këta fëmijë të mos ndjekin shkollimin?

“Këto statistika e paraqesin një realitet të hidhur në arsimin e Kosovës dhe kjo vjen edhe si rezultat i gjendjes së përgjithshme sociale, ekonomike në të cilën gjinden minoritetet e caktuara, e veçanërisht, minoriteti romë, ashkali dhe egjiptas, të cilët në mungesë të kushteve dhe vetëdijes nuk i dërgojnë fare fëmijët në shkollimin e mesëm e mos të flasim për shkollimin e lartë”, tregon eksperti i arsimit, Argjend Osmani.

Në raportin e Progresit, sa i përket fushës së arsimit, problematikë është paraqitur edhe mbyllja e shumë qendrave mësimore që ofronin mbështetje shtesë edukative dhe psikosociale, e gjithë kjo për shkak të mungesës së mbështetjes financiare dhe institucionale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok

Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok

OEK dorëzon kallëzim penal ndaj ZRRE-së

OEK dorëzon kallëzim penal ndaj ZRRE-së

Dëshmitari: U pajtova të ndalet tregtimi i energjisë me HSE, pasi ZRrE mund të ndërmerrte masa ndëshkuese

Dëshmitari: U pajtova të ndalet tregtimi i energjisë me HSE, pasi ZRrE mund të ndërmerrte masa ndëshkuese

Konfiskohen 153 artikuj medicinalë pa banderola në një barnatore në Ferizaj

Osmani viziton Gjilanin, uron Hysenin për mandatin e dytë

Osmani viziton Gjilanin, uron Hysenin për mandatin e dytë

Policia izraelite sulmon selinë e agjencisë së OKB-së në Jerusalemin Lindor

Policia izraelite sulmon selinë e agjencisë së OKB-së në Jerusalemin Lindor

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën