TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vetëm 3 psikologë për 10 mijë policë

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Vetëm 3 psikologë për 10 mijë policë

Në Policinë e Kosovës, janë të punësuar vetëm tre psikologë të cilët kujdesen për shëndetin mendor të policëve. Ky numër po shihet si shumë i vogël nga ata që e njohin nga afër punën e policëve. Ndërsa nga Policia e Kosovës, thonë se deri me tani nuk ka të dhëna që një pjesëtar i PK-së ka dhënë dorëheqje për shkak të shëndetit mendor.

Janë të parët që thirren në vendngjarje.

E pamjet me të cilat përballen policët në raste të ndryshme, nuk janë të lehta.

Por, për trajtimin psikologjik të policëve pas intervenimeve, janë punësuar vetëm tre psikologë.

Këtë e bëri të ditur Policia e Kosovës në një përgjigje për Tëvë1.

“Në Policinë e Kosovës sipas strukturës organizative, aktualisht janë të punësuar 3 Psikolog Klinik të cilët kujdesen në fushën e shëndetit mendor për pjesëtarët e Policisë në tërë territorin e Kosovës. Deri më tani nuk ka të dhëna që një pjesëtar i PK-së ka dhënë dorëheqje për shkak të shëndetit mendor”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E ky numër i psikologëve të angazhuar në Policinë e Kosovës, sipas kolonelit nën pension, Refki Morina, është i vogël.

Si pas tij, psikologët kanë një rol jetik në këtë organ të sigurisë.

Duke e marrë parasysh numrin e madh të policisë tani, gati 10 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, unë mendoj se angazhimi i tre psikologëve është shumë numër mjaftë i vogël, duhet të shtohet ky numër pasi policia vazhdimisht ka aksione të ndryshme të cilat kanë stres, ankth, dhe pas aksioneve të tilla është i nevojshëm aspekti psikologjik. Gjithashtu kemi të bëjmë me raste të ndryshme të pengjeve, ku psikologët ofrojnë ndihmë personelit policor, bashkëbisedimet me pengjet, etj”, thotë Morina.

Por, sa është i rëndësishëm angazhimi i psikologëve në radhët e policisë?

“Angazhimi i psikologëve në Policinë e Kosovës është jetik për policinë, për arsye se ka të bëj me ruajtjen e integritetit dhe profesionalizmit të institucionit. Gjithashtu perspektivën individuale dhe kolektive të stafit të saj. Ndërtimin e një mjedisi të shëndoshë përbrenda policisë në raport me qytetarët dhe ngritjen e besimit të publikut ndaj qytetarëve”, shprehet kolonelit nën pension, Refki Morina

Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, secilit pjesëtar i ofrohet përkrahje dhe mbështetje psikologjike në rast të incidenteve kritike apo edhe kur ata angazhohen në detyra ku niveli i stresit dhe implikimi emocional mund të ndikoj në gjendjen e përgjithshme psikologjike të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Tags: Policia e Kosovespsikologet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Goditet nga vetura një këmbësore në Prizren, dërgohet në QKUK

Lëndohet këmbësori pas goditjes nga motoçikleta në Prishtinë

Osmani kujton ish-sekretaren Albright në 4-vjetorin e vdekjes: Na ndihmoi ta shkruajmë historinë

Osmani kujton ish-sekretaren Albright në 4-vjetorin e vdekjes: Na ndihmoi ta shkruajmë historinë

​ZMNV: 39 raste të trajtuara prej tyre 35 prej tyre dhunë në familje

​ZMNV: 39 raste të trajtuara prej tyre 35 prej tyre dhunë në familje

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

​ZMNV: 39 raste të trajtuara prej tyre 35 prej tyre dhunë në familje

​ZMNV: 39 raste të trajtuara prej tyre 35 prej tyre dhunë në familje

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Osmani në terren para fundit të mandatit, a po nis para-fushata?

Osmani në terren para fundit të mandatit, a po nis para-fushata?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën