Policia e Kosovës në Gjakovë ka bërë të ditur se një person i dyshuar i cili ishte në kërkim është vetëdorëzuar.
Policia më 12 shkurt kishte kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin e të dyshuarit për kanosje ndaj personit zyrtar, ndërsa ai është vetëdorëzuar të hënën.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 -orë.







