Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka njoftuar se i dyshuari për një rast vjedhjeje në fshatin Banjë të Malishevës është vetëdorëzuar.
Kjo, pas publikimit të fotografisë së tij në media gjatë pasdites së sotme.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar sot një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Banjë të Malishevës. Pas publikimit të fotografisë së personit të dyshuar, i njëjti është vetëdorëzuar në polici”, thuhet në njoftim.