Një vozitës ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Drejë të Istogut.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike.
“Rreth orës 2:51 të mëngjesit në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike. I lënduari është dërguar për në Emergjencë të Pejës dhe më pas është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, rasti është cilësuar vetaksident”, tha Gashi./teve1.info/