TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kundërmonte erë në banesë, gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, saktësisht në drejtimin Lipjan-Prishtinë.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se i vdekur ka mbetur pasagjeri, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda.

“Ju informoj se me datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në Autostradën “Arben Xhaferi” në KM-3 drejtimi Lipjan-Prishtinë është shkaktuar nje aksident trafiku (Vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe më pas duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës,  i cili është duke u trajtuar (mjekuar) në QKU në Prishtinë”, ka thënë Hoxha për teve1.info

Ai shtoi se në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës.

“Njësia e Mjekësisë ligjore kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në Istitutin e Mjekësisë Ligore për obduksion”, tha Hoxha.

Zëdhënësi theksoi se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rreth 24% e aksidenteve të trafikut ishin vetaksidente, ku përmendi edhe dy aksidentet tjera me fatalitet që ndodhën dje. Andaj, apeloi për kujdes në trafik.

“Në 24 orët e kaluara janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet dhe kjo është tepër shqetësuese pasi në të dy rastet e raportuara kemi të bëjmë me vetaksidente, ku drejtuesit e automjeteve ose kanë humbur kontrollin mbi veturën ose kanë devijuar rrugën si rezultat i pakujdesisë, ku dyshohet edhe se ka ardhur deri tek pasojat fatale.   Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktarëve të tyre, në gjashtëmujorin e parë (janar-qershor-2024), rreth 24 % te aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetaksidente. Andaj, apelojmë tek të gjithë shoferët në veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë’, tha Hoxha.

Ai tutje bëri të ditur se po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në terren, me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik.

“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në terren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”, përfundoi Hoxha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë: As UÇK-në e as çlirimtarët nuk mund t’i mbrojmë me dhunë

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kurti e Hamza pritet të takohen pas orës 12:00

Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë para Kuvendit deri pas votimit të dytë të projektligjit

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Agim Ademi, mesazh emocionues pas fitores së “Dardanëve”: Fituam në fushë, unitet e dashuri për Kosovën

Dellova, Vojvoda e Krasniqi, të pazëvendësueshëm

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kurti e Hamza pritet të takohen pas orës 12:00

Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë para Kuvendit deri pas votimit të dytë të projektligjit

Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë para Kuvendit deri pas votimit të dytë të projektligjit

​Haradinaj: Vendimi i Speciales është ofendues për popullin, porjektligji të votohet sot në dy leximet

​Haradinaj: Vendimi i Speciales është ofendues për popullin, porjektligji të votohet sot në dy leximet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën