Dr. Lirak Karjagdiu
Me rastin e 60 vjetorit të ndarjes nga jeta të Fan S. Nolit
Noli, margaritar i modernizmit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare
(Rrethlibrittë Prof. Dr. Abdullah Karjagdiut:Noli, përkthyesletrardhepoliglot, botoiShBArmagedon, 2025, Prishtinë).
Ky libër i tim ati,Prof.Dr.Abdullah Karjagdiu, i cili është ndarë nga jeta para 4 vitesh, është rezultat i mbledhjes së shkrimeve dhe punimeve të tij të botuara në të përhershmet dhe të përkohshmet tona gjatë viteve ‘70 dhe’80tëshekullittëshkuar.Eshohtëudhësqëtë sqaroj që në krye të herës se, me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit të tyre, këto punime dhe shkrime të tij të përmbledhuranëkëtëlibër,qënë qendërtëvëmendjes kanë kontributin dhe rolin e Nolit si përkthyes letrar, janë botuar ashtusiçikamgjetur,pa pothuajseasnjëndërhyrje.
Lidhur më rëndësinë dhe rolin e përkthimit letrar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, autori i librit vë në spikamë faktin se edhe dokumenti apo monumenti i parë i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, “Meshari” i Buzukut, është një vepër e shqipëruar. Ndërkaq, thekson se me përkthime janë marrë, kush më pak e kush më shumë, pothuajse të gjithë shkrimtarët e Rilindjes kombëtare dhe të periudhës së Indipendencës, madje edhe disa autorë të shquar të letërsisë së shekullit 20-të. Përveç kësaj, në fund të shekullit 20-të dhe në fillim të mileniumit të ri, sa vjen po përkthehen vepra të përzgjedhura të shkrimtarëve më të njohur dhe më të famshëm të letërsive të huaja.
Begatimi dhe integrimi i letërsisë shqipe në letërsinë botërore përmes përkthimeve letrare
Së këndejmi, sipas autorit të librit, edhe letërsia shqipe është pasuruar me përkthimin e veprave dhe kryeveprave të letërsive të huaja. Në të vërtetë, me përkthimin e veprave letrare, letërsia shqipe dëshmon se është pjesë e thesarit të letërsisë evropiane dhe botërore. Në këtë kontekst, sipas gjykimit të profesor A. Karjagdiut, roli, misioni, rëndësia dhe kontributi i Nolit në këtë fushë është qenësor, krucial dhe i pazëvendësueshëm, ngase ai ka trasuar me guxim, largëpamësi, inteligjencë dhe aftësi përkthimin e kryeveprave të letërsisë botërore, duke dhënë shembull se si mund të komunikojë dhe të begatohet letërsia shqipe dhe duke e integruar atë në letërsinë botërore.
Mirëpo, sipas autorit, ndonëse janë shkruar mjaft vështrime, kritika dhe studime për veprimtarinë e Nolit si publicist, historian, orator, diplomat, kritik letrar, kompozitor, dramaturg dhe poet, për Nolin si përkthyes letrar gjer tani nuk janë shkruar aq shumë kritika dhe studime të mirëfillta.
Kjo duket pothuajse si një anomali, po të kihet parasysh se Noli është marrë me përkthime fetare dhe letrare më shumë se me asnjë veprimtari tjetër dhe ka përkthyer me mija faqe. Prandaj, në këtë libër studiuesi dhe profesori i spikatur, Dr. Abdullah Karjagdiu, e ka përqëndruar vëmendjen e tij te veprimtaria e Nolit si përkthyes i letrar, e cila ndahet në tri periudha kryesore: 1. Periudha e hershme, 2. Periudha e pjekurisë dhe 3. Periudha e fundit.
Në periudhën e hershme (1906-1920), Noli ka përkthyer disa tregime të shkurtëra nga letërsia gjermane, frenge, norvegjeze, greke. Ndërsa, nga letërsia angleze dhe amerikane ka përkthyer tregimin e Uashington Irvingut Dhurata e arabit nga cikli Përrallat e Alhambrës (1909), tregimin e E.A. Poes Maska e vdekjes së kuqe (1909), pastaj poezinë e Llongfelloit Skendërbeu (1915), mandej tragjedinë e Shekspirit Othellon (1916) dhe poemën e njohur të E.A. Poes Korbi dhe elegjinë Anabel Li (1918).
Gjatë periudhës së dytë, apo të pjekurisë (1920- 1961), ka përkthyer dhe ka botuar nga letërsia angleze tretragjeditë më të shquara Makbethi, HamletidheJul Çezari (1926). Ndërkaq, në periudhën e fundit (1961-1965), apo të qetësisë dhe pleqërisë, ka përkthyer njësërë poezishë ngaletërsia angleze dhe amerikane. Kështu, nga letërisa angleze ka përkthyer poezinë Nëmunçtë R. Kipllingut (1962), poezinë Atdheuimtë U. Skotit (1962), poezinë.
Në vëngjillen e vdekjestë Ç. Tiçbornit (1963) dhepoezinë e W. Noksit Kotësia njerëzore (1963), kurse nga letërisa amerikane ka përkthyer poezinë e H. Mellvillit Dëshmori (1963) dhe poezinë E. Mekhenit Njeriu dhe shatën (1963).
Është me rëndësi të kihet parasysh se shpeshherë mundësia më e mirë për pasurimin e një letërsie kombëtare arrihet edhe përmes përkthimit të zhanreve, gjinive apo kategorive që s’janë zhvilluar sa duhet në letërsinë kombëtare.
Në këtë mënyrë, vepra e përkthyer shpeshherë i nxit apo i cyt gjinitë e pazhvilluara gjithaq të letërsisë kombëtare në atë sektor apo në atë fushë ku i mungon tradita. Me fjalë të tjera, vepra e përkthyer jo vetëm që hapë shanse dhe mundësi për zhvillimin e letërsisë kombëtare, por edhe e zhvillon, begaton dhe avanson letërsinë kombëtare. Prandaj, autori i librit, Dr. A. Karjagdiu, e vë në spikamë edhe faktin se Noli përktheu kur tradita e krijuar në letërsinë shqipe nuk ishte shtritë akoma sa duhej në gjini të tilla letrare si proza dhe dramaturgjia, meqë letërsia shqipe në atë kohë ishte duke kaluar nga Romantizmi i Rilindjes në periudhën e Realizmit. Madje, sipas tij, Noli kishte edhe kriterin e të zgjedhurit të veprave të huaja që i përkthente në gjuhën shqipe, kjo ngase në kohën kur Noli merrej me përkthime, numri i veprave dhe kreyveprave të letërsisë botërore nuk ishte i madh, prandaj ai zgjodhi, përktheu dhe dha shqip, në përgjithësi, ato vepra që i nevojiteshin shoqërisë, kulturës dhe lexuesit shqiptar.
Origjinaliteti dhe gjenialiteti i përkthimeve letrare të Nolit
Libri që kemi marrë në shqyrtimi ka 122 faqe dhe përbëhet nga katë kapituj kryesorë. Fillon me parathënien, në të cilën jepen sqarime për rolin e përkthimeve letrare të Nolit në pasurimin, begatimin, modernizimin dhe perëndimorizimin e letërsisë kombëtare. Kapitulli i parë, që në të vërtetë është një punim i imi i botuar kohë më parë, mbanë titullin Mbi përkthimet letrare të Nolit.
Këtë punim e kam përfshirë si kapitull të veçantë në këtë libër me qëllim që lexuesit të njihen më mirë, më konktertisht dhe kronologjikisht me fazat e veprimtarisë përkthimore të Nolit tonë të madh. Në kapitullin e dytë me titull Disa aspekte të reja të përkthimit,studiuesi, Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu, i trajton disa aspekte të reja të përkthimit duke i qëmtuar dhe përimtuar ca ide, parime, teori, norma, qasje, argumente, dhe debate të autoriteteve të jashtëzakonshme të teorisë dhe praktikës botërore të përkthimit, si Cary, Fedorov, Savoy dhe Vinay dhe Derbelnet. Duke e përqëndruar vëmendjen e tij në thelbin e disa kontributeve të reja të këtyre autorëve, ai vë në dukje se falë studimeve dhe librave të rinj, teoria dhe praktika e përkthimit kanë arritur rezultate të tilla sa mund të flitet me krenari për fraza të reja të shkencës mbi përkthimin, natyrisht si një shkencë ndër disiplinore.
Në kapitullin e tretë me titull Noli përballë metaforikës shekspiriane autori i zbërthen dhe i sqaron dy mënyrat e përkthimit nolian të metafotikës shekspiriane, me ç’rast përmes analizës së shembujve të përkthimit të katër dramave të Shekspirit nga Noli konstaton se Noli shpeshherë përpiqet që ta transponojë me besnikëri metaforikën e Shekspirit, duke i evituar parafrazat, përgjithësimet dhe dobësirat e metaforikës dhe të shprehjenve metaforike, megjithëse, sipas tij, herë-herë Noli është i pritur edhe ta parafrazojë ose ta përshtasë metaforikën shekspiriane. Ndërkaq, në kapitullin e katërt dhe të fundit të këtij libri me titull Shqipëruesi i frymëzuariru bairave, në themel të vëmendjes analiti ketë intelektualit, akademikut dhe profesorit tonë të nderuar, Dr. A. Karjagdiut, janë Rubairat e Khajamit, të shqipëruaranga Noli,të cilat kanë mbetur deri në ditët tona një ndër shqipërimet më të suksesshme dhe më të popullarizuara të letërsisë sonë të përkthyer.
Përmëtepër, autoriilibrit e cilësonpërkthimin e Rubairavesifenomentëveçantë, meqënëdisarastelexuesishqiptaredhekur ka qenëkoshient se atojanëvargjetëshqipëruaratënjëvepretëhuajpoetike, s’kangurruar fare qët’irradhisëatotok me vepratorigjinaletëletërsisëshqipedhet’ilexojëato me po atëkujdesdhevëmendjesi e lexonedhekrijimtarinëpoetikeorigjinale.
Kuteli për madhështinë e Nolit
Së këndejmi, profesor A. Karjagdiu shpreh bindjen e tij të thellë se Noli bëri shqipërime jo vetëm të afta për të mbijetuar dhe për t’u lexuar, por në të njëjtën kohë na dhuroi vepra të përkthyera me aq zotësi e mjeshtri çfarë nuk ia doli askush t’na ofrojë gjer tani. Madje, përkthimet e Nolit janë bërë pjesë përbërëse e kulturës sonë, kështu që, Hamleti jeton në të vërtetë në ambientin tonë vetëm në saje të përkthimit artistik të Nolit, ndërsa Rubairat lexohen, stërlexohen dhe citohen vetëm ashtu dhe asisoji si i shqipëroi dhe rikrijoi Noli. Ndaj, Noli pati diçka edhe shekspiriane, edhe fitcxheraldiane, edhe khajamjane, edhe poiane dhe edhe ibzeniane në veten e tij.
Pikërisht për këtë arsye, sipas vlerësimit të autorit të librit, s’është çudi se sa herë që i lexojmë poezitë e përkthyera nga Noli, kemi përshtypjen se asnjë poet i përkthyer nga ai nuk e humbi hijeshinë dhe bukurinë e poezisë së vet dhe as që u dëmtua apo “u zbehë” nga ai. Kjo meqë Noli qe edhe vetë poet i madh dhe artist i rrallë. Sepse ai në përkthim e sipër, hove- hove, si një artist i vërtetë i frymëzuar gjatë krijimtarisë artistike, diti të identifikohet me metaforën, figurën, fjalën poetike e madje edhe me botën poetike të poetit, të cilin e përktheu. Ai, në rast nevoje, diti të imitojë e të transponojë për mrekulli autorin të cilin e përktheu, po nganjëherë u rropat të gjejë fjalën, vargun, idenë dhe botëkuptimin adekuat e te qëlluar në gjuhën që përktheu. Ai diti të depërtojë në shpirtin e autorit të cilin e përktheu dhe të krijojë e ta transponojë atmosferën e pothuaj të çdo vepre që përktheu e shqipëroi. S’do mend se kësisoji, kostaton autori me të drejtë, përkthyesi i ynë më i shquar, tregoi dhe faktoi me vepër, se të përkthesh, do të thotë të krijosh artistikisht, me durim, urtësi dhe pasion të pashtershëm fisnik. Ai shkriu një pjesë të madhe të prirjes së tij poetike në përkthim dhe prandaj ia doli mbanë që të bëjë përkthime që të rrëmbejnë e të magjepsin edhe dhjetëra vite pas përkthimit. Mjafton të themi se vetëm se Rubairat janë një kryevepër e tillë përkthimi, ku spikatet dhe del në pah tërë delli i rallë poetik i përkthyesit, zhdërvjelltësia dhe afiniteti i shqipëruesit të talentuar e të rysur. Me të këtilla përkthime, Noli në njëfarë mënyre qysh atëherë qe në gjendje të marrë për dore lexuesin shqiptar, ta shpien dhe ta shetisë atë nëpër viset ku ai s’do të mund të shkilte aso kohe. Me fjalë të tjera, vlerëson profesor A. Karjagdiu, Noli nga një anë tregoi dhe faktoi se e njihte thellë gjuhën amëtare, po njëkohësisht e njihte shumë mirë edhe një mori gjuhësh të huaja dhe kishte talent për të rikrijuar veprat ose kryeveprat e letërsisë artistike botërore. Për zotësinë e Nolit si shqipërues, një vlerësim mjaft të qëlluar e ka dhënë edhe M. Kuteli, i cili ka shkruar: “Pa fjalë se këtu lënda e parë, thema, është e huajtur, po këtë lëndë shqipëronjësi e ka tretur krejt në flakën e gjeniut të vet, duke na dhënë një ekuivalent shqipëtarë të një vepre absolute. Të tilla janë shqipërimet nga Poe “Korbi” dhe “Anabel Li”, nga Longfellow “Skendërbeu” i shqipëruar në rithmin dhe masën e këngëve tona popullore, disa fragmente nga veprat e Shakespeare-it, si dhe një pjesë e madhe e “Rubairave” të Omar Khajamit”. Duket sheshit se, duke zgjedhur e përkthyer vepra dhe kryevepra të letërsisë evropiane dhe amerikane, Noli faktoi se ka një shije të hollë, se i njeh shumë mirë arritjet apo rezultatet artistike të shkrimtarëve të shquar botëror, nga një anë, dhe, nga ana tjetër, ai dëshmoi se ka edhe prirje dhe afinitet për përkthime.
Pishtar dhe strumbullar i përkthimit letrar
Veç këtyre, autori i librit bën të ditur se, Noli është përkthyesi i parë i letërsisë angleze dhe amerikane në gjuhën shqipe dhe gjithashtu edhe përkthyesi i parë i veprave të Shekspirit në një kohë kur askush nuk mund të besonte se kishte mundësi për përkthimin e veprave të gjeniut botëror. Ndërkaq, motivet e Nolit për përkthimin në fazën e parë të përkthimit kanë pasë për qëllim zgjimin dhe thellimin e ndjenjës kombëtare, ndërsa më pas, në fazën e pjekurisë, motivet e tij kanë qenë kryesisht rrënjosja e idesë së lirisë, barazisë dhe vlerave demokratike dhe elemimimi i ideologjive reaksionare, obskurantiste dhe diktatoriale. Pos këtyre, në pleqëri ai përktheu edhe për qëllime edukative, zbavitëse, meditative dhe filozofike. Ndaj, vlerëson autori, përkthimi i kryeveprave të letërsisë botërore, në përgjithësi, dhe letërsisë angleze dhe amerikane, në veçanti, kishin për qëllim pasurimin dhe letërsisë kombëtare, nga një anë, dhe, nga ana tjetër, thellimin apo zgjerimin e ideve dhe botëkuptimeve artistike, estetike, etike dhe letrare të lexuesit.
Një çështje tjetër të cilën e trajton autori i librit, Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu, është edhe fjalori që e përdorë Noli, e që është vërtetë i pasur, një visar, thesar, xhevahir dhe margaritar, që i ka dhënë një ndihmesë të papërmastë formimit të gjuhës letrare shqipe. Shqipërimet e tij, veçanërisht të letërsisë angleze dhe amerikane, zënë vend nderi në begatimin e kulturës sonë kombërtare, jo vetëm si dëshmi artistike e asaj kohe, por më parë si vlerë e dalluar dhe permanete gjuhësore dhe estetike. Kjo për aryse se Noli përmes shqipërimeve të veprave dhe kryeveprave të letërsisë botërore, në përgjithësi, dhe të letërsisë angleze dhe amerikane, në veçanti, ka bërë kthesë në letërsinë shqipe, dhe ka qenë pishtar dhe strumbullar i modernizimit dhe përendimorizimit të letërsisë shqipe. Për më shumë, sipas gjykimit të profesor A. Karjagdiut, këto shqipërime të veprave të Shekspirit dhe të tjerëve në kohën kur nuk kishte ndonjë përvojë të madhe në traditën e letërsisë shqipe, ishin rezultat i një pune serioze dhe me përgjegjësi të një intelektuali që habiti jo vetëm gjuhëtarët tanë, por edhe personalitete të kulturës botërore. Në vargun e shumë përkthimeve që po ashtu qëndrojnë në kulmet e vlerave të përkthimologjisë në gjuhën shqipe, shqipërimet e tragjedive të Shekspirit, edhe sot llogariten më të mirat nga të gjitha përkthimet që janë bërë nga shumë gjuhë të botës.
Misteri i strategjisë përkthimore të Nolit
Është me interes të veçantë se si i trajton studiuesi, akademiku dhe profesori, Dr. A. Karjagdiu, strategjinë e përkthimit të Nolit. Kështu sipas tij, i tërë ky gjenialitet qëndron para së gjithash, në respektin intelektual që kishte ndaj gjuhës së tjetrit, vlerave letrare që dëshironte t’i sillte të palënduara në gjuhën tonë, dhe me njohjen e mrekullueshme të kësaj gjuhe në tërë shtrirjen e saj. Ky mister i Nolit qëndron edhe në aftësinë e tij për aktivizimin e fjalëve të reja që ndoshta nuk ishin dëgjuar e as lexuar deri atëherë. U muar vesh fjalën e fuqishme estetike dhe etike të Shekspirit, si element themelor për ndërtimin e veprës së tij të madhe, Noli e modifikoi duke i dhënë ngjyrim, kuptim dhe muzikalitet shqip, pa rrezikuar se mund ta deformojë idenë e Shekspirit, pa rrezikuar se mund t’i japë kahe tjetër. Përkundrazi, Noli ishte shumë i sigurt se largimi nga një përkthim besnik e fjalë për fjale që mund të kishte ndonjë peshë gjuhësore, do të varfëronte veprën e Shekpsirit në gjuhën shqipe. Me veprimin e tij, drejt shqipërimit e jo përkthimit, e afronte lexuesin shqiptar kah thelbi i veprës shekspiriane dhe kështu ajo vepër e ruan madhëshinë artistike pa e lënduar fare idenë poetike dhe mesazhet e saj. Trajtën e fjalës së huaj, në këtë rast të gjuhës angleze, e përpunon deri në masë, kur bindet se ka fituar një trajtë të kapshme në gjuhën e vet, por nga e njëjta materie
Ndërkaq, në fund do thënë se ky libër përmbanë shqyrtime, trajtime dhe analiza kritike, teorike, praktike, të thella dhe të mirëfillta të nivelit më të lartë akademik dhe shkencor të përkthimeve letrare të Nolit, duke u përqënduar në përkthimet letrare të Nolit, në përgjithësi dhe në përkthimet e katër tragjedive të Shekspirit dhe rubairave të Khajamit, në veçanti. Ndaj dhe e themi me shumë bindje, me konfidencë të plotë dhe me krenari se jo vetëm që do të nxisë dhe cysë studiues të tjerë për t’u marrë me përkthimet letrare të Nolit, por edhe do të shërbejë si model i jashtëzakonshëm dhe unik për ata që do t’i rreken punës studimore rreth ndriçimit të çështjeve të gjuhës, stilit dhe kontributit të përkthimit të veprave letrare të Nolit në zhvillimin, pasurimin, avancimin dhe modernizimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.