TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vërshimet shtyjnë mësimin në Fushë Kosovë, gjysmëvjetori i dytë nis javën e ardhshme

Gjysmëvjetori i dytë për nxënësit në Fushë Kosovë nuk filloi sot siç ishte paraparë. Kjo për shkak të dëmeve që shkaktuan vërshimeve e ditëve të fundit, Drejtori i arsimit në këtë komunë thotë se mësimi do të fillojnë javën tjetër, pasi që gjendja të stabilizohet.

by Adea Mustafaj
3 muaj ago
0 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Zilja e shkollës nuk u dëgjua këtë të hënë në shkollën fillore “Mihail Grameno”.

Edhe ambientet e shkollës, të hënën ishin të zbrazëta.

Këtu të hënën, nuk u panë nxënësit.

Kjo pasi Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë, mori vendim që mësimi të shtyhet edhe për një javë.

Krejt kjo si pasojë e vërshimeve që së fundmi goditën vendin.

“Në disa objektet shkollore, oborret kanë qenë të mbuluara me ujë. Nuk ka fshat, nuk ka lagje të përmbytura ku rruga prej shtëpis në shkollë dhe anasjelltas nuk është e sigurt për fëmijët kështu që e kemi pa të arsyshme të shtym procesin mësimor për të pakten një javë duke shpresuar që do të stabilizohet gjendja me motin dhe çdo gjë do të jetë në rregull për me fillu procesin edukativ-arsimor”, ka thënë drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë.

E gjendje më e rënduar u pa të hënën në shkollën fillore “Lismiri”

Kjo meqë uji përveç oborrit, arriti të depërtonte edhe në sallën e sportit.

Për këtë, vendim të duhur shtyrjen e procesit mësimor, po e vlerëson drejtori i kësaj shkolle, Uran Tërnava.

“Ka qenë e nevojshme sidomos në fshatin Lismir për shkak të pranisë së madhe të ujit. Daljes nga shtratit të lumit Sitnica e cila ka pamundësu kalimin e këmbësorëve në dy rrugët e fshatit. Rrjedhimisht procesi mësimor edhe nëse do të fillonte, prezenca e fëmijëve do të ishte shumë e vogël”, ka thënë Tërnava.

Në ndihmë shkollës, i dolën edhe banorët e Lismirit.

“Dëmtime le ta quajm kështu kemi një pjesë të oborrit kogja të konsiderushme, një pjesë të sallës së sportit, mirëpo besoj që do të rregullohet. Një e vacant e shkollës sonë është që kemi një bashkpunim të jashtzakonshëm me banorët e fshatit. Bashkë me ta kemi arrit që me i kriju dy kanale në oborrin e shkollës që uji mos me kalu në pjesen qendrore të objektit të shkollës”, ka thënë tutje Tërnava.

Njëjtë më Fushë Kosovë, vepruan edhe Drenasi dhe Malisheva.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

Hungaria në prag zgjedhjesh, dyshimet për eksploziv në Serbi – reagojnë Demokratët Europian

Hungaria në prag zgjedhjesh, dyshimet për eksploziv në Serbi – reagojnë Demokratët Europian

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën