TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Veriu në 2023-tën – Tensione, sulm terrorist, e dhunë ndaj KFOR-it dhe gazetarëve

Veriu i Kosovës gjatë vitit 2023 ishte kryetemë.

nga Fetije Kamberi
2 vjet më parë
0
A A

Para fillimit të këtij viti, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku mbetën pa kryetarë.

Krejt kjo ndodhi për shkak që përfaqësuesit e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, “Listës Serbe” dhanë dorëheqje nga pozita e tyre më 5 nëntor të 2022-ës.

E këto nuk ishin të vetmet dorëheqje.

Këtyre iu bashkuan edhe përfaqësues të gjykatës, prokurorisë dhe policisë në atë pjesë.

Ky vendim i tyre erdhi në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të targave ilegale të veturave, nga KM në RKS.

Si pasojë, veriu i vendit duhej të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

E për shkak të kësaj situate, partnerët ndërkombëtarë të vendit kërkuan kohë dhe shtyrje.

Pas dakordimit me ta, zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore, u vendosën që të mbahen më 23 prill.

E si arsye për bojkotim të këtyre zgjedhjeve, Lista Serbe i përmenden kërkesat që i bënë për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, që sipas tyre nuk u janë plotësuar.

Në këtë vit, për herë të parë edhe kandidatë për kryetar të katër komunave veriore janë vetëm shqiptarë.

E të dielën e 23 prillit, të drejtë vote patën mbi 45 mijë qytetarë të komunave veriore

Mirëpo, këtij procesi nuk iu nënshtruan serbët lokal në atë pjesë.

E dalja minimale e vetëm qytetarëve shqiptarë, bëri që edhe të parët e komunave të ishin shqiptarë njëjtë si kandidimi.

Fitorja u shpall në mbrëmje për katër komunat.

Për të parin e Mitrovicës Veriore, mandatin e fitoi Erden Atiqi, kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga kjo parti, si më i votuar doli edhe kandidati Lulzim Hetemi në komunën e Leposaviqit.

Derisa, nga Partia Demokratike e Kosovës, fituan dy komunat e tjera.

Në Zubin Potok në epërsi ishte kandidati nga ky subjekt, Izmir Zeqiri, derisa në Zvecan, kandidati Ilir Peci.

E pavarësisht festës e fitimit, ata nuk kishin qasje në objektet komunale.

Për disa ditë, punën e tyre e zhvilluan në Zyra për Komunitete dhe Kthim.

Mirëpo, pikërisht këto zgjedhje që u konsideruan si opsion për shtensionimin e situatës, e bënë të kundërtën.

Marrja e detyrës nga kryetarët shqiptarë dhe betimi i tyre për këto pozita, shkaktuan tensione e trazira qysh më 26 maj.

Ata u asistuan nga Policia e Kosovës për hyrje në objekte.

E këta të fundit, u panë si kërcënim nga protestuesit.

Serbët lokal në atë anë, dolën para komunave të Zvecanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut në shenjë proteste për të bllokuar hyrjet në objektet komunale.

Në ato anë, përveç Policisë së Kosovës u shtuan trupat e KFOR-it dhe EULEX-it.

Mirëpo, protesta nuk shkoi krejt paqësore.

Përleshja ishte aq e madhe sa pati edhe të lënduar.

Pas Zvecanit, në situatë të njëjtë më 26 maj u përball edhe komuna e Leposaviqit.

Madje atje, serbët në rrugë vendosën edhe barrikada.

E nga këto ngjarje, u kërkua që sipas dakordimit të ri në mes BE-së dhe Qeverisë së Kosovës, brenda afatit prej dy javëve, kjo e fundit do të ulë për 25% numrin e zyrtarëve policor në katër komunat veriore.

Pavarësisht që zyrtarët policor u ulën në numër, situata më e tensionuar mbet në komunën e Leposaviqit.

Atje, nga 29 maji, kryetari Lulzim Hetemi hyri dhe nuk doli nga objekti komunal.

Madje, serbet lokal filluan që fillimisht që t’i thyejnë veturat e ekipeve të medieve që po raportonin.

Njërën nga veturat e ekipës së Tëvë1, jo që vetëm e thyen por e dogjën tërësisht.

Me kalimin e kohës, qytetarët në ato anë filluan të i kthehen normalitetit, shkruan Tëvë1.

Situata mbeti e qetë deri mëngjesin e 24 shatorit.

Në atë ditë, ndodhi një sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë.

Nga sulmi mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Për disa ditë, Policia e Kosovës e mbylli rrugën kryesore për në fshatin Banjskë për të kryer hetime.

Ditën kritike, u mbyllën edhe pikat kufitare me Serbinë, ajo e Jarinjës dhe Bërnjakut.

Siç rezultoi nga hetimet, disa sulmues më pas u larguan nga territori i Kosovës, ndërsa disa u strehuan në manastirin e Banjskës, nga ku u përleshën me policinë kosovare.

Në këtë konflikt u vranë tre sulmues, pjesëtarë të nacionalitetit serb.

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës u dënua fuqishëm nga ndërkombëtarët.

Në mesin e terroristëve u pa edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq.

E pikërisht ai, doli të jetë organizatori i grupit dhe sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Çdo ditë, atje u sekuestruan numër i madh i armëve dhe municionit që u përdor.

E nga ky grup, gjashtë persona arritën të arrestoheshin nga Policia e Kosovës, ku dyshohen për një sërë veprash, përfshirë “sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “përgatitje të veprave terroriste” dhe “armëmbajtje pa leje”.

E pas këtij sulmi, Policia e Kosovës ka zhvilluar disa aksione në lokacione të ndryshme të katër komunave veriore.

Krejt kjo u bë për shkak të vazhdimit të hetimeve për rastin e Banjskës. E në fund të vitit, u kthyem nga aty ku kishte nisur tensionimi i situatës. Mbi katër mijë serbë lokal në këtë pjesë të vendit, regjistruan targat e automjeteve nga KM në RKS.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër të arrestuar pas përleshjes në një restaurant në Ferizaj

Katër të arrestuar pas përleshjes në një restaurant në Ferizaj

Durmishi: Në shtator kalojmë me vetura dhe në trotuare në dy urat mbi Ibër

Durmishi: Në shtator kalojmë me vetura dhe në trotuare në dy urat mbi Ibër

Universiteti i Prishtinës hap konkurs për nivelin master

UP-ja s’është më adresë për të rinjtë, për 5723 vende konkurruan 3398

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin për vizitë në Kosovë, ShBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin për vizitë në Kosovë, ShBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Katër të arrestuar pas përleshjes në një restaurant në Ferizaj

Katër të arrestuar pas përleshjes në një restaurant në Ferizaj

Durmishi: Në shtator kalojmë me vetura dhe në trotuare në dy urat mbi Ibër

Durmishi: Në shtator kalojmë me vetura dhe në trotuare në dy urat mbi Ibër

Universiteti i Prishtinës hap konkurs për nivelin master

UP-ja s’është më adresë për të rinjtë, për 5723 vende konkurruan 3398

Hendbollistet e reja të Kosovës, startojnë me fitore në Evropianin, në Gjeorgji

Hendbollistet e reja të Kosovës, startojnë me fitore në Evropianin, në Gjeorgji

Kosova U20, e nis me fitore ndaj Suedisë, Eurobasketin në Armeni

Kosova U20, e nis me fitore ndaj Suedisë, Eurobasketin në Armeni

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin për vizitë në Kosovë, ShBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin për vizitë në Kosovë, ShBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Rregullohet sistemi i policisë maqedonase, gjendja kthehet në normalitet

Rregullohet sistemi i policisë maqedonase, gjendja kthehet në normalitet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X