TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Vërejtjet e qeverisë, skepticizëm që drafti i Asociacionit mund të ndryshojë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kadrijaj – Kurtit: Nuk e di si mundesh me u rahatu duke e ditë që situata në Kosovë është lëmsh

Pavarësisht vërejtjeve që kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka dorëzuar Bashkimit Evropian për draft-statutin e Asociacioni, ka pak shpresë se i njëjti mund të ndryshojë në versionin final.

Partitë opozitare dhe njohësit e procesit të dialogut, thonë që drafti i propozuar nga euro-amerikanët ka shqetësime serioze, pasi sipas tyre, janë disa nene që Asociacionit e bëjnë me një super strukturë ekzekutive.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë për se statuti i Asociacionit do të duhej të bëhej nga pala kosovare, pasi kjo është një çështje e brendshme e Kosovës.

Ajo është skeptike se në versionin final të draft-statuti të Asociacionit, mund të ndryshojë diçka.

“Drafti i statutit të Asociacionit është dashur të bëhet nga pala kosovare. Ndonëse kryeministri bëri përpjekje që vërejtjet i ka dërguar tek bashkësia ndërkombëtare është vetëm tërheqje nga tema bosht, pasi përgjegjësinë që e ka pasur qeveria që të hartojë draftin e Asociacionit, sot më shumë se lojë fjalësh unë nuk shoh ndonjë ndryshim prej asaj që kemi pa në start. Edhe kryeministri e tha në Kuvend që më kanë thënë ndërkombëtarët që është i mirë dhe që drafti do të jetë i pranueshëm për të gjitha palët. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese ajo do të jep përgjigjen e saj”, thotë ajo.

Kritik për këtë draft-statut të Asociacionit është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Ai thekson se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë një dokument të tillë.

“Sa i përket draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar nga BE-ja është mjaft shqetësues, i papranueshëm dhe mund të them lirisht se do të federalizojë shtetin e Kosovës. Janë disa nene që e bëjnë ekzekutiv Asociacionin me një super strukturë udhëheqëse dhe që apriori ne nuk guxojmë që të themi të pranojmë një dokument të tillë”, deklaron ai për KP.

Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku, thotë që draft-statuti i Asociacionit do të konsiderohet dokument final për BE-në, pavarësisht komenteve të qeverisë.

“Në këtë rrafsh pavarësisht se Asociacioni është obligim për Kosovën, mirëpo si pasojë e veprimeve dhe hapave politik kemi pruar situatën që BE-ja e ofroi këtë dokument i cili në një formë ose jo është dokument përfundimtar për BE-në, pavarësisht hapësirës që i është dhënë që i njëjti t’i konsultohet Gjykatës Kushtetuese për përputhshmërinë e vet me sistemin juridik kushtetues të vendit”, deklaron ai.

Emisarët euro-amerikanë më 21 tetor, kanë dorëzuar Qeverisë se Kosovës një draft-statut të Asociacionit.

Megjithëse nga kryeministri Kurti i njëjti është konsideruar më i avancuar, i njëjti ka dorëzuar vërejtjet e tij për këtë draft, mirëpo për të cilat ende nuk ka marrë përgjigje nga Bashkimi Evropian.

Tags: Asociacionidraft-satutiQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Të “pakapshmit” e shtetit

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandalon një rast të rëndë në Ferizaj

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Policia parandalon një atentat me thikë ndaj liderit të opozitës izraelite, Yair Golan

Policia parandalon një atentat me thikë ndaj liderit të opozitës izraelite, Yair Golan

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Kosova me tre sportistë në LO për të rinj

Kosova me tre sportistë në LO për të rinj

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Të “pakapshmit” e shtetit

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandalon një rast të rëndë në Ferizaj

Zbulohen afro 2000 fishekzjarre në Tiranë, arrestohet një 51-vjeçar

Zbulohen afro 2000 fishekzjarre në Tiranë, arrestohet një 51-vjeçar

Izraelitët votojnë në zgjedhjet parlamentare, të parat që nga nisja e luftës në Gaza

Izraelitët votojnë në zgjedhjet parlamentare, të parat që nga nisja e luftës në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën