TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Venezuela: Sulmet ndaj Karakasit përpjekje për të imponuar luftë koloniale dhe për të detyruar ndryshimin e regjimit

by Tëvë1
4 javë ago
4
A A
Venezuela: Sulmet ndaj Karakasit përpjekje për të imponuar luftë koloniale dhe për të detyruar ndryshimin e regjimit

Ministri i i Punëve të Jashtme i Venezuelës, Yvan Gil, ka dënuar sulmet që shënjestruan kryeqytetin Karakas, duke i quajtur ato një “shkelje flagrante” të Kartës së OKB-së dhe duke theksuar se ato kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar dhe vënë në rrezik jetën e miliona njerëzve, transmeton Anadolu.

“Republika Bolivariane e Venezuelës refuzon, dënon dhe denoncon para komunitetit ndërkombëtar agresionet jashtëzakonisht të rënda ushtarake të kryera nga qeveria aktuale e SHBA-së kundër territorit dhe popullsisë venezueliane, duke shënjestruar objekte civile dhe ushtarake në qytetin e Karakasit, kryeqytetin e Republikës, si dhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira”, tha Gil në një deklaratë.

“Një agresion i tillë kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Karaibe dhe vë në rrezik serioz jetën e miliona njerëzve”, tha ai.

Sipas tij, objektivi i sulmeve ishte marrja e burimeve strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftës dhe mineraleve, si dhe minimi i pavarësisë politike të vendit.

“Ata nuk do të kenë sukses”, shtoi ai.

“Përpjekja për të imponuar një luftë koloniale për të shkatërruar formën republikane të qeverisjes dhe për të detyruar një ndryshim regjimi, në aleancë me oligarkinë fashiste, do të dështojë, ashtu siç kanë dështuar të gjitha përpjekjet e mëparshme”, tha Gil.

Ai tha se presidenti Nicolas Maduro ka nënshkruar një dekret që shpall Gjendjen e Trazirave të Jashtme në të gjithë territorin kombëtar, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe garantimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Ministri venezuelas u bëri thirrje popujve dhe qeverive në mbarë Amerikën Latine, Karaibe dhe botë që të mobilizohen në solidaritet “përballë kësaj agresioni imperial”.

Më herët, sipas raportimeve mediatike, u dëgjuan disa shpërthime të forta në kryeqytetin Karakas, mes rritjes së tensioneve me SHBA-në.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, CBS News raportoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar sulme ndaj objektivave brenda Venezuelës, përfshirë edhe objekte ushtarake.

Video që qarkullojnë në rrjetet sociale duket se tregojnë tym të dendur që ngrihet nga disa zona të qytetit, ndërsa dëgjoheshin edhe sirena alarmi ajror.

Në një intervistë të regjistruar më parë, e transmetuar të enjten në televizionin shtetëror, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se vendi i tij është i hapur për bisedime me SHBA-në mbi bashkëpunimin për luftën kundër trafikimit të drogës.

Maduro tha se është i gatshëm për dialog, “kurdo që të duan, kudo që të duan dhe sido që të duan”.

Ai akuzoi SHBA-në se po ndjek politika të ndryshimit të regjimit në Venezuelë, duke theksuar se qëllimi është marrja e kontrollit mbi burimet e mëdha të naftës së vendit përmes një fushate presioni që ka zgjatur me muaj./AA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbretëria e Bashkuar dhe Kina arrijnë marrëveshje për vizat dhe sigurinë kufitare

Mbretëria e Bashkuar dhe Kina arrijnë marrëveshje për vizat dhe sigurinë kufitare

15 persona të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Kolumbi

15 persona të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Kolumbi

Siria u jep shtetësinë kurdëve, njeh gjuhën kurde si “gjuhë kombëtare”

Siria u jep shtetësinë kurdëve, njeh gjuhën kurde si “gjuhë kombëtare”

Trump paralajmëron Iranin se “koha po mbaron” ndërsa SHBA-ja forcon praninë në Gjirin Persik

Trump paralajmëron Iranin se “koha po mbaron” ndërsa SHBA-ja forcon praninë në Gjirin Persik

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Asllani do ti bashkohet Beshiktashit

MPJ e Shqipërisë: Projektligji amerikan për Luginën e Preshevës, hap domethënës ndërkombëtar

MPJ e Shqipërisë: Projektligji amerikan për Luginën e Preshevës, hap domethënës ndërkombëtar

Mbretëria e Bashkuar dhe Kina arrijnë marrëveshje për vizat dhe sigurinë kufitare

Mbretëria e Bashkuar dhe Kina arrijnë marrëveshje për vizat dhe sigurinë kufitare

Ja 5 veturat më të shitura në Kosovë gjatë vitit 2025

Ja 5 veturat më të shitura në Kosovë gjatë vitit 2025

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt

Kusari për manipulimin e votave: Turp, u dëmtua kredibiliteti i shtetit

Kusari për manipulimin e votave: Turp, u dëmtua kredibiliteti i shtetit

“Mesditë”- 29.01.2026

“Mesditë”- 29.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën