TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendoset gurthemeli i sallës së edukatës fizike në shkollën “Ali Ajeti” në Podujevë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Vendoset gurthemeli i sallës së edukatës fizike në shkollën “Ali Ajeti” në Podujevë

Të premten në Sveçël të Podujevës është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Sallës së Edukatës Fizike në shkollën “Ali Ajeti”.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Sipas komunikatës ky projekt është bashkëfinancim i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal dhe Komunës së Podujevës.

“Në hapësirën prej gjithsej 719 m2, përfshihen fusha sportive e cila ka 578 m2 si dhe ambiente përcjellëse me 141 m2. Vlera e përgjithshme e projektit është 373,787 euro – prej të cilave 273 mijë euro investim i komunës, ndërkaq 100 mijë investim nga ana e MAPL-së”, thuhet në komunikatë.

Kurti gjithashtu ka vizituar edhe çerdhen e rinovuar e cila gjendet në oborrin e shkollës “Ali Ajeti”, e që dikur siç thuhet në komunikatë ishte objekti i shkollës së vjetër ku kishte ndjekur mësimet vetë heroi Ali Ajeti.

Po ashtu Kurti, Nagavci dhe Bulliqi, kanë marrë pjesë edhe në vendosjen e gurthemelit të shkollës së mesme profesionale në Podujevë, projekt ky që siç thuhet në komunikatë ka vlerën prej 2.43 milionë euro.

Kryeministri Kurti ka përgëzuar vendosjen këtij gurthemeli dhe ka thënë se në bazë të kontratës punë kryesi është zotuar që për 14 muaj do t’i përmbyllë këto punime.

Ndërsa, kryetari i Podujevës, Shpejtimi Bulliqi, ka thënë se ky është njëri prej projekteve më të rëndësishme për komunën, për faktin se sipas tij jo vetëm se po bëhet një shkollë e parë e kompetencës në këtë komunë, por po ashtu po krijohet një hapësirë e re, duke liruar hapësirat tjera që do të vihen në shërbim të nivelit fillor./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin “Ballafaqimi me Turma”

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin “Ballafaqimi me Turma”

Altin Krasniqi falënderon të gjithë ata që u solidarizuan me familjen e tij pas vizitës së babait: Na dhatë forcë

Altin Krasniqi falënderon të gjithë ata që u solidarizuan me familjen e tij pas vizitës së babait: Na dhatë forcë

Sveçla: Po forcohen lidhjet ekonomike dhe kulturore të Kosovës me Izmirin

Sveçla: Po forcohen lidhjet ekonomike dhe kulturore të Kosovës me Izmirin

Deputetet e Kuvendit të Kosovës në takimin vjetor të NATO-s në Berlin

Deputetet e Kuvendit të Kosovës në takimin vjetor të NATO-s në Berlin

FSHF-ja shpërblen me 500 mijë euro Kombëtaren shqiptare për suksesin në Ligën e Kombeve

FSHF-ja shpërblen me 500 mijë euro Kombëtaren shqiptare për suksesin në Ligën e Kombeve

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin “Ballafaqimi me Turma”

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin “Ballafaqimi me Turma”

Altin Krasniqi falënderon të gjithë ata që u solidarizuan me familjen e tij pas vizitës së babait: Na dhatë forcë

Altin Krasniqi falënderon të gjithë ata që u solidarizuan me familjen e tij pas vizitës së babait: Na dhatë forcë

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Ron Raçi shënon golin e fitores për Hajdukun e Splitit

Ron Raçi shënon golin e fitores për Hajdukun e Splitit

Lazio vazhdon shkëlqimin në Serie, fiton edhe ndaj Lecces

Lazio vazhdon shkëlqimin në Serie, fiton edhe ndaj Lecces

Sveçla: Po forcohen lidhjet ekonomike dhe kulturore të Kosovës me Izmirin

Sveçla: Po forcohen lidhjet ekonomike dhe kulturore të Kosovës me Izmirin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën