TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vendoset gurthemeli i kompleksit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Vendoset gurthemeli i kompleksit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi të martën kanë vendosur gurthemelin e kompleksit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në këtë komunë.

Sipas komunikatës, ky kompleks do të ketë gjithsej 133 njësi banimi, prej të cilave 106 do të jenë njësi të banimit të përballueshëm, ndërsa për banim social do të jenë 27.

Vlera e projektit thuhet se është gati 13.6 milionë euro dhe punimet planifikohen të finalizohet Brenda tre vjetëve.

“Sipërfaqja e tërësishme e ndërtimit do të jetë 20,180.01 m². Banesat do të jetë të katër tipeve: 53 m², 66 m², 77 m² dhe 87 m². Vlera e projektit është gati 13.6 milionë euro dhe punimet planifikohen të finalizohet brenda 3 vjetëve. Ky projekt realizohet në bashkëpunim ndërmjet ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunës, me ç’rast komuna kontribuon me lokacionin dhe infrastrukturën përcjellëse, ndërkaq investimin kapital dhe mbikëqyrjen e punimeve e bën ministra”, thuhet në komunikatë.

Me rastin e vendosjes së gurthemelit, Kurti ka deklaruar se banimi është e drejtë themelore njerëzore.

“Banimi është e drejtë themelore njerëzore dhe prandaj ne punojmë anembanë Kosovës, në mënyrë që qytetarët për jetesë të dinjitetshme të kenë banesa me kushte të mira për familjet e tyre”, është shprehur ai.

Më tej Kurti ka shprehur keqardhje që vetëm 13 komuna nga 38 gjithsej kanë aplikuar për projektin për Banim të Përballueshëm dhe Social, çka sipas tij po dëshmon se oferta e qeverisë është më e madhe sesa kërkesa e komunave.

“Kryeministri Kurti falënderoi ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kryetarin e Komunës, Bulliqi, drejtoritë komunale dhe të pranishmit tjerë për punën dhe kontributin e tyre deri në inaugurimin e punimeve të këtij projekti me rëndësi të madhe si për komunën ashtu edhe për qytetarët e Republikës”, theksohet në komunikatë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën