TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendimi i ZRRE-së për kompensim të qytetarëve është bllokuar nga KEDS-i

by teve1
8 muaj ago
4
A A
Vendimi i ZRRE-së për kompensim të qytetarëve është bllokuar nga KEDS-i

Avokati i Popullit i ka bërë sërish kërkesë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të fillojë kompensimin e qytetarëve për energjinë elektrike të shpenzuar në veri mes viteve 2013-2017, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë vendimi i ZRRE-së për kompensim është bllokuar nga KEDS-i që thotë se nuk ishte palë në kontest.

Halit Berani, një aktivist i të drejtave të njeriut e quan diskriminim, jo vetëm mospagesën e barabartë të konsumatorëve në Kosovë për energjinë, por edhe moskompensimin e qytetarëve që u detyruan të paguajnë për një pjesë tjetër që nuk kanë paguar që nga viti 1998.

“Kjo është më shumë se diskriminim. Është dashur prej fillimi të ndodhë kjo siç kemi paguar ne dhe të mos shkojë në gjykatë. Por i kanë privilegjuar (konsumatorët serbë)”, i ka thënë Berani Radio Kosovës.

Një vit pasi është dashur të fillojë zbatimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të kompensuar qytetarët në kthim të më shumë se 41 milionë eurove, Avokati i Popullit që kishte iniciuar këtë proces në gjykatë, ka kërkuar sërish implementimin e tij.

Petrit Çollaku, nga Zyra e Avokatit të Popullit, thotë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet të riparojë këtë diskriminim të qytetarëve.

“ Me 28 mars Avokati i ka bërë një kërkesë tjetër ZRRE-së për kompensim, ngase ky lloj faturimi ishte shkelje e ligjit për mbrojtje nga diskriminimit, çdo vonesë paraqet shkelje”, i ka thënë Çollaku Radio Kosovës.

Në vitin 2018, një vendim i Gjykatës Themelore urdhëroi që konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë të kompensohen për mbulimin e faturave të katër komunave me shumicë serbe, ku konsumatorët nuk kishin paguar për energji elektrike që nga lufta e viteve 1998-99.

Kreu i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzuallahu, i ka thënë Radio Kosovës se zbatimi i këtij vendimi do të jetë një proces i komplikuar dhe më e vështirë gjetja e mjeteve për kompensim.

“Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ZRRE ka marrë vendim për kompensim, por janë mekanizmat tjerë që mund ta detyrojnë KEDS ta zaptojë me dhunë këtë vendim”, ka thënë Fejzullahu.

Shtatë vjet më vonë, pritja për kompensim vazhdon, pasi vendimi i ZRRE-së është bllokuar sërish në gjykatë nga kompania private e Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë (KEDS), duke argumentuar se nuk ishte palë në kontestin mes Avokatit të Popullit dhe ZRRE-së për kompensimin e konsumatorëve.

Zëdhënësi i KEDS, Lulëzim Krasniqi, i ka thënë Radio Kosovës se kompania bazuar në kornizën ligjore, ka pezulluar këtë vendim derisa gjykata të vendosë për rastin.

Në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku banorët nuk janë faturuar për energjinë që përdorin që nga viti 1999, për shkak të sigurisë dhe ndikimit të vazhdueshëm të Serbisë, mbetet ende problem faturimi dhe inkasimi i shpenzimeve të energjisë.

Në vitin 2022, bazuar në një marrëveshje në Bruksel, autoritet në Kosovë licencuan kompaninë “Elektrosever”, për të faturuar dhe inkasuar rrymën në veri, por zyrtarët e kësaj kompanie i kanë thënë Radio Kosovës se inaksimi aktual është vetëm rreth 10 për qind .

Sipas të dhënave të qeverisë, vlera e energjisë elektrike të papaguar që nga viti 1999 është rreth 320 milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

​Nisin hetimet për rrëzimin e avionit me dy shtetas të Kosovës në liqenin e Mavrovës

​Nisin hetimet për rrëzimin e avionit me dy shtetas të Kosovës në liqenin e Mavrovës

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Dy golat e Raphinhas i mjaftojnë Barcelonës

Dy golat e Raphinhas i mjaftojnë Barcelonës

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

Fitore bindëse e kampionit, Trepça triumfon ndaj Yllit në Suharekë

Fitore bindëse e kampionit, Trepça triumfon ndaj Yllit në Suharekë

Juventus reagon pas dënimit me -15 pikë: Ndihemi të pabarartë para klubeve të tjera

Juventusi nuk shitet, “Tether” ofroi 1 miliardë euro

Salah lë prapa problemet, kthehet si asistues në triumfin e Liverpoolit

Salah lë prapa problemet, kthehet si asistues në triumfin e Liverpoolit

Asllani flet për formën e mirë

Fisnik Asllani shënon si zëvendësues në fitoren e lartë të Hoffenheimit

Muriqi ia siguron fitoren Mallorcas

Goli i 9-të sezonal, Muriqi i shënon edhe Elces

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën