TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vendimi i ZRrE-së hyn në fuqi nesër, bizneset pa furnizues rrezikojnë të çkyqen

Nesër hyn në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për ndërprerjen e energjisë elektrike për bizneset pa marrëveshje aktive me furnizues të licencuar. KEDS do të zbatojë masën duke shkëputur nga rrjeti konsumatorët që nuk e kanë përmbushur këtë detyrim.

nga tëvë1
3 javë më parë
1 0
A A

Autore:Jona Kelmendi

Nga e shtuna, qindra biznese në vend që nuk kanë marrëveshje me një furnizues të licencuar rrezikojnë të mbesin pa energji elektrike.

Kjo pasi që vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për liberalizimin e tregut të energjisë hyn në fuqi më 16 gusht detyron ndërprerjen e furnizimit për të gjithë ata që nuk kanë marrëveshje me kompanitë e licencuara për rrymë.

“Duke filluar nga nesër, e shtunë, 16 gusht 2025, KEDS-i e ka të ndaluar ligjërisht të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për ata konsumatorë që nuk kanë arritur marrëveshje me ndonjërin prej Furnizuesve të licencuar.Mbi bazën e këtij njoftimi dhe në respektim të Ligjit për Energjinë Elektrike, si dhe për të ruajtur stabilitetin dhe integritetin e sistemit elektroenergjetik, KEDS-i do të shkyçë nga rrjeti elektrik shpërndarës të gjithë ata konsumatorë që nuk kanë një marrëveshje aktive furnizimi me energji elektrike”, thuhet nga KEDS.

Përfaqësuesit e bizneseve thonë se vendimi do të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe prodhimin në vend.

“Çdo vendim i periudhave të fundit të ZRRE dhe tani edhe nga ana e KESCO dhe KEDS është i dëmshëm dhe i gabueshëm është një qasje jashtëzakonisht shkatërruese për ekonomin e Kosovës sepse vendime të tilla nuk i ndihmojnë zhvillimit dhe as prodhimit të por i ndihmojnë vetëm interesave dhe klanave dhe njerëzve të caktuar por jo të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë Besart Dreshaj.

Gjithashtu edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës, ky vendim shihet si një nga më të dëmshmit për bizneset në vitet e fundit.

“Është një ndër vendimet më të këqija të 5 vitëshit të fundit që ka pas biznesi edhe ekonomia e Kosovës është një vendim që nuk ish dashtë me ndodh ish dashtë ndoshta me ndodh e kundërta që ndoshta së bashku me sektorin privat me përcaktu një plan të veprimit nëpërmjet te cilit e kishim caktu edhe kushtet por edhe kohën kur me dal në treg të lirë dhe na mu ndi krenar që po realizojmë një obligim të daljes në treg në mënyrën më të mirë të mundshme por ka ndodh e kundërta”, ka thënë Lulzim Rafuna.

E nga ana ligjore, avokati Ardian Bajraktari thotë se tashmë nuk ka pengesa për daljen e bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

“Fillimisht duhet thënë që me rastin e aprovimit të ankesës nga dhoma e shkallës së dytë së gjykates komerciale aprovimi i ankesës së zyrës së rregullatorit të energjisë është heq masa e përkohshme dhe rrjedhimisht për bizneset nuk është aprovu një biznes i tillë tashmë nuk ka pengesa ligjore që të dilet në treg të hapur megjithatë e vlerësoj që është jashtëzakonisht e rendesishime që të ketë një komunikim sa më të mirëfillt mes te komunitetit të bizneseve dhe organeve përkatësisht të zyres se rregullatorit dhe mekanizmave të tjerë”, është shprehur Bajraktari.

Sipas vendimit të ZRRE-së, të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë detyruar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rexhaj: Të dielën e caktojmë Kurtin mandatar

Rexhaj: Të dielën e caktojmë Kurtin mandatar

Rexhaj: LVV nuk e voton Listën Serbe edhe nëse e thotë Gjykata Kushtetuese

Rexhaj: LVV nuk e voton Listën Serbe edhe nëse e thotë Gjykata Kushtetuese

Zhduket Ismet Millaku nga Klina, nis misioni i kërkim-shpëtimit

Ilir Poroshtica nga Guxo: Kandidatura ime i bën nder Gjilanit, jam version ndryshe përballë Alban Hysenit

Ilir Poroshtica nga Guxo: Kandidatura ime i bën nder Gjilanit, jam version ndryshe përballë Alban Hysenit

Emisioni “Ditari” 05.09.2025

Emisioni “Ditari” 05.09.2025

Rexhaj: Të dielën e caktojmë Kurtin mandatar

Rexhaj: Të dielën e caktojmë Kurtin mandatar

Rexhaj: LVV nuk e voton Listën Serbe edhe nëse e thotë Gjykata Kushtetuese

Rexhaj: LVV nuk e voton Listën Serbe edhe nëse e thotë Gjykata Kushtetuese

Zhduket Ismet Millaku nga Klina, nis misioni i kërkim-shpëtimit

Emisioni “Info Nata” 05.09.2025

Emisioni “Info Nata” 05.09.2025

Paraqitje turpëruese, Kosova pëson debakël nga Zvicra

Paraqitje turpëruese, Kosova pëson debakël nga Zvicra

Ilir Poroshtica nga Guxo: Kandidatura ime i bën nder Gjilanit, jam version ndryshe përballë Alban Hysenit

Ilir Poroshtica nga Guxo: Kandidatura ime i bën nder Gjilanit, jam version ndryshe përballë Alban Hysenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X