TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vendimi i ZRrE-së, Bajraktari: Do ta dorëzojmë padinë në Gjykatë kundër shtrenjtimit të rrymës

nga Tëvë1
12 Prill, 2025
3
A A
Bajraktari: Ndëshkueshmëria për një subjekt politik mund të arrijë deri në 50 mijë euro

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRrE) njoftoi gjatë ditës së djeshme se ka vendosur ta rris çmimin e energjisë elektrike për të gjitha kategoritë e konsumatorëve për 16.1 %.

ZRrE ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë (KEDS, KESCO dhe KOSTT) për shtrenjtimin e tarifave. Megjithatë, Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët të cilët pas disa aksioneve, dje protestuan për të dytën herë.

Gjatë protestës është paralajmëruar padi kundër vendimit këtij vendimi.

Ndërkohë, Ardian Bajraktari, avokati i angazhuar për të ngritur padinë nga grupi protestues “Asnjë cent më shumë”, tha se po punojnë intensivisht që sa më parë ta dorëzojnë padinë në gjykatë për anulimin e vendimit të zyrës së rregullatorit të energjisë.

Bajraktari tha për KosovaPress, se përveç padisë, do ta paraqesin edhe propozimin për shtyrjen e vendimit.

Ai duke u bazuar në nenin 100 të ligjit për konflikt administrative, thotë se gjykata në rastin kur merr vendim për shqyrtim të propozimit, duhet të shtyjë ekzekutimin e vendimit.

“Ne po punojmë jashtëzakonisht shumë dhe intensivisht në mënyrë që sa më parë të jetë e mundur të paraqesim, ta dorëzojmë padinë në gjykatë me ç’rast do të kërkojmë anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Në bindjen tonë është marrë në shpërputhje me dispozitat respektive të ligjit. Sa i përket procesit të konsultimeve, mirëpo edhe sa i përket respektimit të parimit mbi bazën e të cilave duhet të vendoset çështja e kësaj natyre. Për më tepër krahas padisë, do ta paraqesim edhe propozimin e shtyrjes së vendimit për faktin se jemi të bindur që plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 100 të ligjit për konflikte administrative që në raste të tilla, dëmi është jashtëzakonisht i madh që i bëhet palëve ndaj të cilave afektohen, por njëkohësisht pezullimi i një vendimi nuk paraqet ndonjë dëm të madh për interesin publik. Këto dy kushte në referencë të nenit 100 të ligjit për konflikt administrativ, kërkohet që gjykata në rastin e marrjes përkatësisht shqyrtimit të propozimit për shtyrje e ekzekutimit të vendimit”, potencoi Bajraktari.

Ai shprehet optimist se do të bindin gjykatën për një shkelje të tillë ligjore.

“Ne po punojmë shumë që ta bindim gjykatën që një vendim i tillë duhet të pezullohet për faktin se siç e thash ne jemi të bindur që plotësohen kërkesat përkatësisht kriteret ligjore, dhe për këtë po punojmë së bashku me të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces dhe unë jam optimist se do të arrijmë të bindim gjykatën me prova me argumente bindëse dhe të besueshme se një propozim i tillë duhet të aprovohet përkatësisht duhet të shtyhet ekzekutimi i këtij vendimi deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës në lidhje me padinë që do ta paraqesim besoj ka mesi i javës së ardhshme”, tha ai.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kundër këtij vendimi qytetarët kanë zhvilluar disa aksione dhe kanë protestuar disa ditë, madje kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen.

Gjithashtu, edhe OJQ, komuniteti i biznesit dhe presidentja Vjosa Osmani kanë dal kundër shtrenjtimit të rrymës. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurit nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këtë çështje. E vetmja nga qeveria ka qen ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila kërkoi që mos t’i lëviz çmimi konsumatorëve që harxhojnë më pak se 800 kë në muaj. Kurse, për të tjerët kërkoi një ngritje të lehtë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

TENTIMI I 13-të – “DEJA VU” APO KONSTITUIM? – 09.05.2025

TENTIMI I 13-të – “DEJA VU” APO KONSTITUIM? – 09.05.2025

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

TENTIMI I 13-të – “DEJA VU” APO KONSTITUIM? – 09.05.2025

TENTIMI I 13-të – “DEJA VU” APO KONSTITUIM? – 09.05.2025

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

Shënohet sot Dita e Evropës

Shënohet sot Dita e Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X