TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vendimi i komunave veriore për dalje nga AKK cilësohet i kundërligjshëm, pritet të kundërshtohet

Pasi katër komunat veriore vendosën të dalin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, vendimi po shihet i jashtëligjshëm. Nga AAK thonë se të njëjtin nuk do ta shqyrtojnë.

by Venhar Isufi
1 muaj ago
0 0
A A

Mbledhja e Kuvendit komunal në veri të Mitrovicës më 18 dhjetor, rezultoi me një vendim të kundërligjshëm.

Kjo pasi që kryetari i zgjedhur i komunës së Mitrovicës së veriut, Milan Radojeviq në rend të ditës shtoi edhe votimin për daljen e kësaj komune nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Me shumicën e votave, përveç atyre shqiptare, ky propozim kaloi pasi që Lista Serbe gëzon shumicën.

Këtë vendim po e sheh të paligjshëm, asamblistja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Aida Doli.

“Është bërë shkelje e ligjit për vetëqeverisje lokale konkretisht nenit 47 e këtij ligji, për arsyeje se kryetari i Komunës nuk shton pika të rendit të ditës, e bëjnë kuvendarët e Kuvendit. Përpos kësaj, kryetari nuk na ka ofruar ndonjë arsyetim me shkrim për kërkesën e tij, unë konsideroj se është e paligjshme. Unë pres që ky vendim të kthehet mbrapsht nga MAPL-ja dhe të kthehet në pikën zero”, deklaroi Doli.

Për këtë çështje, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi thotë se Lista Serbe po tenton përçarjen e komuniteteve.

“Përtej aspektit procedural, përmes inicimit të kësaj çështjeje, Lista Serbe po dëshmon edhe një herë hapur se ka për synim nxitjen e ndasive ndërmjet komuniteteve, përçarjen, mosbesimin dhe tensionet, duke treguar mungesë gatishmërie për të bashkëpunuar me komunat e tjera në kuadër të Asociacionit”, tha ai.

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi u shpreh për Tëvë1 se në Kuvendin e ardhshëm të AKK-së, ky vendim nuk do të shqyrtohet pasi që kryetarët e katër komunave veriore kanë dalë vullnetarisht.

“Me vendimin e djeshëm të katër komunave të pjesës veriore të Republikës së Kosovës, ata kanë marrë vendim që të dalin nga Asociacioni të Komunave të Kosovës, MAPL do ta administroj procesin. Por neve si Asociacion në Kuvendin e ardhshëm nuk do të shqyrtohet vendimi i këtyre katër komunave sepse në mënyrë vullnetare kanë marrë vendim të tërhiqet nga AKK-ja”.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Lista Serbe fitoi katër komunat veriore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR dhe Policia zhvillojnë ushtrim të përbashkët për “reagim efektiv dhe gatishmëri të lartë operacionale”

KFOR dhe Policia zhvillojnë ushtrim të përbashkët për “reagim efektiv dhe gatishmëri të lartë operacionale”

Rama takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Rama takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Osmani nënshkruan anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, përshëndetet me Trumpin

Osmani nënshkruan anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, përshëndetet me Trumpin

Rinumërohen 216 vendvotime nga 914 gjithsej

Prokuroria në Ferizaj autorizon veprime hetimore për dyshime për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë

Liderët botërorë nënshkruajnë dokumentet e “Bordit të Paqes “ për Gazën

Kuvendi i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të propozuar nga Trumpi

Kuvendi i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të propozuar nga Trumpi

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

Përfundon rinumërimi në 9 komuna, KQZ paraqet rezultatet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën