Emre Çolak kishte vetëm 17 ditë si lojtar i Intercity, ekip i kategorisë së tretë në Spanjë kur i shokoi të gjithë me vendimin e papritur. “Ylli” i skuadrës nga Alicante, i afruar gjatë merkatos së janarit, ka njoftuar se e ka ndërpret kontratën dhe do të tërhiqet nga futbolli.
Me një mesazh befasues në Instagram ai ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga të qenët futbollist profesionist për t’iu përkushtuar familjes.
Këtë të diel debutoi me Intercity. Ai zbriti në fushë në minutën e 61-të, kur skuadra e tij po mposhtte Atheltic Bilbao B 1-0, duke zëvendësuar Cedric Teguía. Gjysmë ore, pak a shumë, në fushë, për të shijuar fitoren e parë me Intrcity.
Në fund të ndeshjes, turku ka festuar fitoren me shokët e tij në dhomat e zhveshjes. I buzëqeshur dhe i përqafuar nga Miku, ai ka pozuar me anëtarët e tjerë të skuadrës dhe stafin. Nuk kishte asgjë jonormale, por disa orë më vonë, ai do të njoftonte tërheqjen nga futbolli.
Emre Çolak ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram gjatë natës, duke njoftuar lamtumirën e tij si profesionist.
“E lashë futbollin. Zoti ju bekoftë, unë do të jetoj për lumturinë e familjes sime pas ditës së sotme. Kam vetë, një jetë, kaloni kohë me të dashurit tuaj.”
Lojtari turk nënshkroi më 27 janar për Intercity deri në fund të sezonit. Klubi i tij i fundit, para se të transferohej në Spanjë, ka qenë Göztepe S.K., nga Kategoria e Dytë Turke.