TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Miratohet UA për riintegrimin në shoqëri të fëmijëve viktima të abuzimit

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime.

Përmes një komunikate, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për vendimet e miratuara.

“Miratuar Projektligjin për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dytë. Përmes tij do të sigurohet garantimi i respektimit të parimeve të përgjithshme dhe niveli i mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të palëve.

Miratuar vendimin për listën e pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës, përkatësisht shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Këto shtesa do të fillojnë së aplikuara nga paga e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Paga, ato do të ndahen në mënyrë retroaktive. Me miratimin e këtij vendimi pritet të përfitojnë 7991 zyrtarë policorë.

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 09/ 67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan. Përzgjedhja e kryesuesit të Bordit të ndërmarrjeve publike është kompetencë e Qeverisë, andaj për Bordin e ndërmarrjes publike Hidromorava, në kuadër të riformatimit të Bordit si dhe të rishpërndarjes së përgjegjësive brenda bordit, kryesuese e Bordit të drejtorëve të kompanisë rajonale të ujësjellësit Hidromorava Sh.A, Gjilan, caktohet Filloretë Gashi Sadiku,  ndërsa kryesuesi i deritanishëm caktohet anëtar i këtij Bordi.

Miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme, ish-shoqërore P. Sh. IGK “Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me përfundimin e procedurave të shpronësimit sipas hapave ligjore të ndërmarra nga MMPHI do të kompensohen në vlerën prej 20% të shumës edhe punëtorët e ish-fabrikës “Ballkani”.

Ndryshuar dhe plotësuar Programin vjetor 2023 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

Miratuar vendimin për blerjen e objektit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg të Francës. Ky vendim i hap rrugë fillimit të procedurave të blerjes ashtu siç parashihet në legjislacionin respektiv në fuqi”, thuhet nw njoftim./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën