TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vëllezërit Bytyqi, rrëfime nga bashkëluftëtarët, vrasja dhe zbardhja e rastit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vëllezërit Bytyqi, rrëfime nga bashkëluftëtarët, vrasja dhe zbardhja e rastit

Por, për zbardhjen e rastit të tre shqiptaro-amerikanëve që lanëIllinoisine SHBA-ve për t’iu bashkuar UÇK-së, tash e mbi dy dekada, Serbia ka bërë shumë pak.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, thotë se pavarësisht zotimeve për angazhim nga autoritetet serbe, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Përfaqësuesit më të lartë të shtetit serb, vite me radhë në të kaluarën janë zotuar se do të zbardhin rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Ndër ata që kanë deklaruar diçka të tillë kanë qenë presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe Ivica Daçiq sa ishte kryeministër i Serbisë. Megjithatë, edhe pse ka pasur një proces gjyqësor kundër dy policëve serb, të cilët janë liruar si të pafajshëm, është e qartë që nuk ka vullnet nga pala serbe që të zbardhet ky rast dhe të dënohen fajtorët.” – ka thënë Blakaj.

Tutje drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, ka thënë se përgjegjës kryesor për këtë rast është Goran Radosavljeviq, i njohur me nofkën Guri, i cili dyshohet që është përgjegjës edhe për masakrën e Reçakut dhe sulmin mbi familjen Jashari në Prekaz.

“Si përgjegjës kryesor për vrasjen e vëllezërve Bytyqi është përmendur Goran Radosavljeviq – Guri, i cili ka qenë udhëheqës i një kampi stërvitor të Njësiteve Speciale Antiterroriste dhe i cili ka qenë i përfshirë në aksione të shumta policore gjatë luftës në Kosovë, aksione në të cilat janë vrarë shumë civilë të pafajshëm, siç është masakra e Raçakut etj. Ai tani është anëtarë dhe i ranguar lart në partinë Srpska Napredna Stranka (Partia përparimtare Serbe) e udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuciq.” – përfundon Blakaj.

Goran Radosavljeviq – Guri, në vend se të ishte në bankën e të akuzuarit për krime të luftës, ai vitin e kaluar, u nderua me pllakë nderi në një ceremoni që shënonte “Ditën e Xhandarmërisë Serbe” në Novi Sad të Serbisë.
Ky hezitim i shtetit serb për të bashkëpunuar për zbardhjen e këtij rasti si dhe rasteve të tjera të krimeve të luftës, sipas profesorit të shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Zenun Halilit, mund të ndikojë negativisht në raportet SHBA-Serbi.

Halili i cili është edhe njohës i mirë i politikave amerikane, thotë se i njihte nga afër tre vëllezërit Bytyqi. Ndërsa shton se Serbia e di mirë se kush janë zyrtarët serbë të përfshirë në këtë rast dhe se SHBA, nuk do të zmbrapset nga kërkesa e tyre.

“Vëllezërit Bytyqi, i kam njohur edhe nga afër, kur e kemi përgatitur “Batalionin Atlantiku” për t’iu bashkangjitur luftës në Kosovë. Ky është një rast që ndikon negativisht në raportet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara. SHBA, insistojnë që Serbia t’i sjellë para drejtësisë personat që tani janë identifikuar dhe të cilët janë aktiv diku në aparatin shtetëror të Serbisë. Presidenti Serb dhe qeveria e Serbisë e dinë mire cilët janë ata persona, por edhe përkundër premtimeve, nuk kanë ndërmarrë diçka pozitive në këtë drejtim. Megjithatë, SHBA nuk do te zmbrapsën nga kërkesat e tyre legjitime për t’i sjellë autoret e krimit para drejtësisë!”– ka potencuar Halili.

Ndërkohë, avokati Yll Zekaj ka treguar nëse SHBA mund të kërkojë nga Serbia ekstradimin e personave përgjegjës për këto vrasje.

“Vrasësit kanë qenë të nacionalitetit serb. Nuk pritet që të ketë ndonjë lloj ekstradimi në SHBA, por në këtë rast duhet që shteti serb ta bëj një hetim të mirëfilltë që të dyshuarit të dalin para drejtësisë.”

Zekaj ka shtuar se ngjashëm me SHBA-të, për këtë rast, presion duhet të bëj edhe shteti i Kosovës.
Për këtë, Tëvë1ka pyetur edhe në Qeverinë e Kosovës, nëse kjo e fundit është duke kërkuar që vrasja e tre shqiptaro-amerikanëve të zbardhet sa më shpejtë.

Nga Zyra e Kryeministrit, kanë thënë se një gjë të tillë, ia rikujtojnë në çdo takim palës serbe.

“Përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës më secilin takim ia rikujtojnë Serbisë krimet e kryera në Kosovë dhe do të vazhdojmë të kërkojmë që përgjegjësit e këtyre krimeve të vihen para drejtësisë.” – thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës për Tëvë1.

Ndryshe, tre shqiptarët e lindur në Illinois të SHBA-ve, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, më të filluar lufta në Kosovë, u kthyen nga Amerika për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më të përfunduar lufta u arrestuan në territorin serb, me arsyetimin e shkeljes së “Ligjit për lëvizjen dhe vendbanimin e të huajve” të Republikës së Serbisë. Kjo pasi dyshohet se ndihmuan një familje rome, për ta kaluar kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ata u dënuan me 15 ditë burgim, ndërsa pas 12 ditëve u liruan, për t’u gjetur më pas në vitin 2001 brenda një varri masiv në Petrovo Selo me 74 kosovarë të tjerë, me duar të lidhura dhe të qëlluar me plumba në pjesën e pasme të kokës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pranuar një kërkesë nga Kongresmen të Kongresit Amerikan, që zbardhja e vrasjes së Vëllezërve Bytyqi të jetë në agjendën e tij.

Gazetar: Fidan Zejnullahu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha dhe Malaj diskutojnë për mundësinë e krijimit të një Zyre Ndërlidhëse mes dy parlamenteve

Basha dhe Malaj diskutojnë për mundësinë e krijimit të një Zyre Ndërlidhëse mes dy parlamenteve

Rama: Intervenim pas shumë vitesh në kulmin e “Pallatit të Rinisë”, s’ka më rrjedhje uji

Rama: Intervenim pas shumë vitesh në kulmin e “Pallatit të Rinisë”, s’ka më rrjedhje uji

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

Buta: Dy-tre muaj para se të ndodhte vrasja, kemi pasur kërcënime të vazhdueshme nga viktima

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që u kap me kokainë në Ferizaj

Gjykata amerikane urdhëron deportimin e ish-studentit pro-palestinez Mahmoud Khalil

Gjykata amerikane urdhëron deportimin e ish-studentit pro-palestinez Mahmoud Khalil

Basha dhe Malaj diskutojnë për mundësinë e krijimit të një Zyre Ndërlidhëse mes dy parlamenteve

Basha dhe Malaj diskutojnë për mundësinë e krijimit të një Zyre Ndërlidhëse mes dy parlamenteve

Gaza pa komunikim për të dytën ditë radhazi pas sulmeve izraelite

Gaza pa komunikim për të dytën ditë radhazi pas sulmeve izraelite

Ministri i Jashtëm sirian në vizitë historike në Uashington pas 25 vjetësh

Ministri i Jashtëm sirian në vizitë historike në Uashington pas 25 vjetësh

Rama: Intervenim pas shumë vitesh në kulmin e “Pallatit të Rinisë”, s’ka më rrjedhje uji

Rama: Intervenim pas shumë vitesh në kulmin e “Pallatit të Rinisë”, s’ka më rrjedhje uji

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

Sqarohen tifozët e Drenicës, i gëzohen fitores, por ‘sulmojnë’ sërish trajnerin

Sqarohen tifozët e Drenicës, i gëzohen fitores, por ‘sulmojnë’ sërish trajnerin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën