TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veliu për mungesën e materialit për pasaporta: Janë qesharakë, ç’lidhje ka Ukraina me dokumentet tona

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Veliu: Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranoj se Osmani nuk është presidente e të gjithëve

Kosova nuk ka material për shtypjen e pasaportave duke bërë që shumë qytetarë të pësojnë nga kjo gjendje. Sipas MPB-së, deri te kjo situatë ka ardhur si rezultat i pandemisë e më pas edhe luftës në Ukrainë.

Mirëpo, Veliu pyet se çfarë lidhje ka konflikti në Ukrainë me dokumentet e udhëtimit në Kosovë.

“Është e pajustifikueshme, sado që ministri aktual bënë përpjekje të gjejë arsyeje pse është kjo mungesë, e përmend konfliktin në Ukrainë e gjëra tjera të kota që nuk kanë lidhje me këtë punë. Do të ishte e justifikueshme po të ndodhte në fillim të mandatit, ditët e para që e merr njeriu detyrën dhe është një kohë e arsyeshme derisa të zhvillohen procedura, por pas dy vite qeverisjeje, qytetarët e Republikës mos të kenë mundësi të pajisen me dokumente udhëtimi dhe me dokumente të tjera personale është e pajustifikueshme. Bile është shumë qesharake, konflikti në Ukrainë? Çfarë ka lidhje konflikti në Ukrainë me dokumentet e udhëtimit në Kosovë?”, theksoi Veliu për KSP.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së tha se kërkesat e tilla, si ajo ndaj Gjermanisë, e dëmtojnë edhe imazhin e vendit.

“Kjo kërkesë është shumë qesharake për mua, t’i bëhet kërkesë një vendi që të pranohen dokumentet e skaduara, nuk e di kujt i hyn në punë një dokument i skaduar, sepse kusht për udhëtim qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë edhe vizën. Vizat nuk vendosen në pasaporta që nuk kanë afat. Ata njerëz që janë të pajisur me viza ata duhet ta kenë edhe vlefshmërinë e dokumentit, ndryshe nuk mund të pajisjet me vizë sepse është kusht. Kjo është një kërkesë fëmijërore, qesharake, që sigurisht e prish imazhin e Kosovës, institucioneve, ashtu siç duhet me qenë”, shton Veliu.

Ai po ashtu tha se në kohën sa ka qenë ai ministër nuk ka pasur mungesa të theksuara të materialit për dokumentacion.

“Në kohën time nuk ka pas shumë mungesa edhe pse është dashur të bëjmë furnizime të shpejta nganjëherë për shkak të procedurave që janë vonuar e që kanë qenë me ankesa, mirëpo mungesë të theksuar të dokumentacionit nuk ka pasur”, tha Veliu.

Duke folur për mungesën e materialit për pasaporta, Veliu tha se qeveria duhet të këndellet, ndryshe sipas tij janë duke e dëmtuar vendin.
“Ata (V.J. LVV) kanë qenë shumë kritikë, i kanë sulmuar vazhdimisht të tjerët pse po bëhet kjo, ndërsa vetë pas dy vite qeverisje po shihet se nuk janë në gjendje edhe një kërkesë elementare të qytetareve me të drejtë themelore të pajisjes me dokumente udhëtimi personale, ta sigurojnë. Kështu që, ata duhet t’i kthehen punës, të kthjellen, ndryshe këtë vend janë duke e dëmtuar pa masë”, tha mes tjerash Veliu.

Ndryshe, për mungesën e materialit për pasaporta pati shumë reagime gjatë 24 orëve të fundit. Mërgimtarët kanë mbetur pa u kthyer në vendet ku jetojnë ndërsa qytetarë në Kosovë pa udhëtuar gjatë periudhës së festave. /KSP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë duke shitur substanca narkotike

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Instituti gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë duke shitur substanca narkotike

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Instituti gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë

Vdes Bastri Dubova, kandidat për deputet

Vdes Bastri Dubova, kandidat për deputet

Të “pakapshmit” e shtetit

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq

Ushtria amerikane godet 3 anije në Oqeanin Paqësor, vriten 8 persona

Ushtria amerikane godet 3 anije në Oqeanin Paqësor, vriten 8 persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën