TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veç 9 vetura kanë ndryshuar targat në RKS deri më tani

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Veç 9 vetura kanë ndryshuar targat në RKS deri më tani

Procesi i regjistrimit të targave ilegale në targa të Republikës së Kosovës është duke ecur ngadalë edhe pse të gjithë ata që dëshirojnë ti ndërrojnë ato, janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro. Ardita Ademi Koordinatore në Komunën e Mitrovicës Veriore për Radio Kosovën tha se që nga 1 shtatori e deri më sot vetëm nëntë qytetarë kanë bërë regjistrimin e makinave në targat RKS.

Edhe pse marrëveshja për dokumentet hyrje-dalje në Kosovë dhe anasjelltas solli qarkullim të lirë në veri, çështja e marrëveshjes për targat e automjeteve vazhdon të mbetet çështje që pret zgjidhje. Por, numri i qytetarëve që kanë zgjedhur të ndërrojnë targat e automjete është shumë i ulët.

Ardita Ademi Koordinatore në Komunën e Mitrovicës për Radio Kosovën thotë se deri me tani vetëm nëntë qytetarë kanë bërë ndërrimin e targave dhe pse ka lehtësira të shumta nga detyrimet që arrijnë shumën deri në pesë mijë euro.

“Deri më tani në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve janë vetëm 9 automjete të regjistruara dhe të gjitha qendrat janë të gatshme që ti presin qytetarët për procesin e regjistrimit. Dhe besoj se deri me 31 tetor qytetarët do ta shfrytëzojnë lehtësimin që e kanë”, ka thënë Ademi.

Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse në Kosovë kanë vazhduar të bëjnë thirrje të njëpasnjëshme që serbët të ndërrojnë targat e automjeteve nga ato ilegale në legale, apo në targa RKS.

Ndërrimi parashikohet të bëhet deri më datën 31 tetor 2022. E pak ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri thirrje publike që serbët të vendosin targat legale të Kosovës.

“Ne kemi një vendim të institucioneve të Kosovës për kalimin e këtyre targave në legale nga ilegale. Jam i bindur se ata do të shfrytëzojnë këtë shans në të mirë të tyre… Një thirrje të ngjashme e pati edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. Ai kohë më parë publikoi një video-incizim në gjuhën serbe.

“Targat e lëshuara nga Serbia PR, KM, PZ, GL, UR, PE dhe GJA janë trashëgimi e Millosheviqit. Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon të ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar. Konvertimi në targa RKS eliminon këtë barrë dhe ju siguron lëvizje të lirë, të pa penguar dhe pa paragjykime në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Por, qytetarët serb të veriut nuk pajtohen me një gjë të tillë. Disa prej qytetarëve që nuk duan të identifikohen thanë: “Nëse duhet patjetër atëherë duhet ta bëjmë….”; “ Kurrsesi, ne i kemi regjistrimet tona…”;  “Nuk dua t’ia di për afat kush e dha këtë afat. Çfarë afati, ai afat nuk ekziston?!!…”

Ndryshe, në Kosovë janë të regjistruara 401mijë e 945 vetura me targat RKS. Prej tyre, dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen në targa RKS përbëjnë, rreth 2 për qind të tyre”, ka thënë Kurti.

Në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut vlerësohen se qarkullojnë 10.000 vetura me targa serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Aksident mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

Aksident mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën