TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdiq Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Vdiq Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

Ka vdekur të hënën Izet Gjinovci, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Gjinovci vdiq në moshën 63-vjeçare, ndërsa konsiderohet prej figurave më të rëndësishme në histori të këtij sporti në Kosovë.

Postin e sekretarit, Gjinovci e ka kryer prej vitit 2022, ndërsa ka udhëhequr proceset më të rëndësishme të pranimit ndërkombëtar të FHK-së.

Gjinovci ishte ish-lojtar i Prishtinës dhe më pas drejtues shumëvjeçar i këtij klubi për të cilin ka sakrifikuar shumë sikurse për hendbollin kosovar në përgjithësi.

“I ndjeri Gjinovci ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të hendbollit. Detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm i ka kryer me përkushtim e pasion shembullor deri në frymën e fundit. Kontributi i tij për zhvillimin e hendbollit kosovar është kolosal. Pas karrierës së suksesshme si hendbollist i Prishtinës, i ndjeri Gjinovci mori drejtimin e klubit prishtinas. Ka sakrifikuar shumë për ta udhëhequr klubin me sukses, ndërsa në një periudhë e kishte shkrirë gjithë pasurinë për mbarëvajtjen e klubit. Ka kontribuuar në pavarësimin e sportit kosovar, ndërsa në vitet nëntëdhjeta, kur sporti kishte misionin e kundërvënies ndaj pushtuesit, është shquar me angazhimin e pandalshëm. Ishte pjesë e organizimeve të rëndësishme të hendbollit dhe pjesë e pandashme e tij”, ka shkruar FHK-ja ndër të tjera.

Falë kontributit të madh të Gjinovcit, FHK-ja që në vitin 2004 u bë anëtare e përkohshme e Federatës Evropiane të Hendbollit dhe klubet kosovare e fituan të drejtën e paraqitjes në gara ndërkombëtare. Edhe me të drejta të plota FHK-ja u pranua e para prej federatave të sporteve ekipore dhe edhe ky proces njeh kontributin e madh të Gjinovcit.

“Edhe me të drejta të plota FHK-ja u pranua e para prej federatave të sporteve ekipore dhe edhe ky proces njeh kontributin e madh të Gjinovcit”, shkruan FHK-ja, duke bërë me dije se prej prillit të vitit 2021, ai ishte pjesë e Gjykatës së Apelit të EHF-së.

Me ndarjen nga jeta të Gjinovcit, hendbolli kosovar dhe FHK-ja kanë mbetur pa një shtyllë shumë të rëndësishme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt

Kurti:Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gjakun e martirëve

Kurti:Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gjakun e martirëve

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Al-Hilali siguron Benzeman

Al-Hilali siguron Benzeman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën