TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdes tragjikisht “KABA” i “Tigrave të Zi”, bashkëluftëtarët me fjalë të mëdha për të

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A

E shtuna doli të jetë tragjike për ish-pjesëtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliun. Kjo pasi ky i fundit ra nga kati i 10-të i një ndërtesë në Prishtinë, teksa po punonte në ndërtimtari, të cilën e kishte si punë të dytë. I ndjeri gjatë kohës së luftës së fundit, ishte pjesëtar i njësitit special të UÇK-së, “Tigrat e Zi” , ndërsa ish-bashkëluftëtarët i kanë fjalët më të mëdha për të.

Shiritat e sigurisë u panë edhe një herë në një vendpunishte.

Kjo meqë të shtunën në Prishtinë, një punëtor humbi jetën derisa po punonte.

Rasti tragjik ndodhi kur një 53 vjeçar, ra nga kati i 10-të i kësaj ndërtese në rrugën “Gucia”.

E viktima është pjesëtari i FSK-së, Liman Musliu.

Musliu gjatë kohës së luftës në Kosovë, ishte pjesëtar i njësitit më special të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për “Tigrat e Zi” të Drenicës, në të cilën shokët e njohën me nofkën “Kaba”.

“Po, ka qenë prej fillimit Limani në njësit, pra kur u fillu njësiti special, Brigada 111 “Adem Jashari” e deri në përfundim të luftës, asnjëherë nuk iu ka nda brigadës, e sidomos ushtrimeve të cilat në fillim kanë qenë shumë të vështira, bile të papërballueshme, por gatishmëria e vullneti për atdhe, ja kemi dalë së bashku me Limanin”, shprehet Zeqir Kiqina, bashkëluftëtar i Musliut.

Zeqir Kiqina, thotë se ish-bashkëluftëtari i tij, Liman Musliu, nuk iu nda frontit asnjëherë.

“Ka qenë njëri prej djemve më të zot të njësitit, i cili nuk iu ka ndarë asnjëherë fronteve dhe ka qenë i gatshëm sa herë që ka pasur nevojë në ndonjë aksion, nuk kemi mundur me ndal”, tregon Kiqina.

Për vdekjen e Liman Musliut, kanë njoftuar edhe në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, nga jeta ndahet në pozitën zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet nga FSK.

Për vdekjen tragjike të Liman Musliut, kanë reaguar edhe figura të tjera të rëndësishme në vend.

Tëvë1 ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga zyrtarët e kompanisë ku po punonte i ndjeri, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të televizionit.

Ndërsa nga familja Musliu, kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën nga ora 15:00 në fshatin Likoc të Skenderajt, afër shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Thirrjet për sulm ndaj bazës amerikane në Kosovë, KFOR-i: S’ka ndryshime në mision

Bizneset bëjnë thirrje për shmangie të zgjedhjeve

Bizneset bëjnë thirrje për shmangie të zgjedhjeve

Çfarë kishte thënë Hyseni në Tëvë 1 për Abdixhikun që e përmendi Kurti

Kurti e Abdixhiku takohen edhe sot për presidentin

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Thirrjet për sulm ndaj bazës amerikane në Kosovë, KFOR-i: S’ka ndryshime në mision

Pakistani akuzon sionizmin për destabilitet rajonal dhe thotë se Iranit iu imponua konflikti

Pakistani akuzon sionizmin për destabilitet rajonal dhe thotë se Iranit iu imponua konflikti

Senatori amerikan thotë se nuk kishte “kërcënim të menjëhershëm” për SHBA-në nga Irani

Senatori amerikan thotë se nuk kishte “kërcënim të menjëhershëm” për SHBA-në nga Irani

Trupat libaneze tërhiqen nga kufiri për shkak të përshkallëzimit të sulmeve izraelite

Trupat libaneze tërhiqen nga kufiri për shkak të përshkallëzimit të sulmeve izraelite

Irani mban funeral masiv për 165 vajzat dhe stafin e vrarë në sulmin amerikano-izraelit në shkollë

Irani mban funeral masiv për 165 vajzat dhe stafin e vrarë në sulmin amerikano-izraelit në shkollë

SHBA-ja pretendon se ka shkatërruar objektet e Gardës Revolucionare iraniane

SHBA-ja pretendon se ka shkatërruar objektet e Gardës Revolucionare iraniane

Bizneset bëjnë thirrje për shmangie të zgjedhjeve

Bizneset bëjnë thirrje për shmangie të zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën