Një person ka mbetur i vdekur mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti në dalje të autostradës në Lipjan.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi bën të ditur për teve1.info se në aksident është përfshirë shoferi i një kamioni.
“Nga atje raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenuar) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete. Policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, theksoi ai.