Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore pasi janë përfshirë në një aksident komunikacioni me një veturë civile në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur për teve1.info se për vdekjen e policit janë njoftuar nga Spitali i Gjilanit.
“Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, tha Hashani.
Aksidenti sipas tij ka ndodhur rreth orës 12:20 minuta tek vendi i quajtur “Te Tyrbja”.









