Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencë, të shtunën në Suharekë.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante.
Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Suharekë 17.08.2024-01:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/