Për një rast të vdekjes që ka ndodhë në Podujevë, kanë nisur hetimet nën dyshimin për mosdhënie e ndihmës së parë mjekësore.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, ku kanë thënë se më 28 gusht një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen dhe mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”
“Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/