Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një personi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte pranuar për trajtim mjekësor më 19 janar, ndërsa ka ndërruar jetë një ditë më pas.
Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse. /teve1.info/







