Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur me inicialet A.J.
Në njoftim thuhet se i burgosuri nga fillimi është pranuar me probleme të rënda shëndetësore dhe ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njofton opinionin publik se sot rreth orës 13:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri A.J, viti i lindjes 1974. I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shëndetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.
“Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”./teve1.info