Në Spitalin rajonal të Pejës, ka vdekur sot një i burgosur, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, viktima M.K. i lindur më 1992, ishte pranuar në qendrën e paraburgimit në Pejë më datë 14 prill 2023, dhe nuk kishte qenë më parë i sëmurë, përcjell teve1.info
“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes”, bëhet e ditur në njoftim.