Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë një grua në Suharekë.
Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Suharekë 04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/