Policia ka njoftuar se një grua ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00.
“Prishtine 07.08.2023 – 08:00. Viktima femër kosovare ka ndërruar jetë në QKUK. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.