Një grua ka vdekur sot në qendrën e skijimit në Brezovicë, shkruan teve1.info.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
Sipas tij, gruaja, shtetase e huaj është e moshës rreth 54 vjeçare derisa dyshohet që shkak i këtij incidenti ka qenë rëshqitja e një orteku të borës.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, tha Veseli.
Derisa theksoi se ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe për informata tjera do të njoftojnë me kohë./teve1.info./