Një 42-vjeçar nga Kosova ka vdekur të shtunën në Olbia të Italisë, pasi ka rënë nga kati i tretë i një kantieri të ndërtimit.
Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar për RTK se B.B ishte duke punuar kur ka rrëshqitur nga skelet.
43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.
“Pasdite kemi marr informatën se B.B ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë familjarët e të ndjerit.