Një 27-vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 të enjten.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se drejtuesi i automjetit është intervistuar.
“Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Zahiti për teve1.info







